Policia shqiptare është mësuar të kapë në Rinas gjëra soft nga Moldavia si vajza të rekrutuara për prostitucion nga trafikantët shqiptarë.
Por sot ka qenë krejt ndryshe. Sistemi i dedektimit të mjeteve metalike zbuloi një pistoletë në bagazhet e një udhëtari moldav.
Policia arrestoi në Rinas, Igor Botnari, qytetar moldav me shtetesi italiane i cili kishte me vete nje arme pistolete “Bereta”.
Botnari është me kombesi moldave por mban shtetesi italiane.











