Sadik Kahn njihet me komunitetin shqiptar të Londrës dhe është përfshirë në aktivitetet e këtij komuniteti.
Në disa raste të prezantimit publik, ai është parë të përshëndes edhe në gjuhën shqipe.
Një nga këto raste ka qenë edhe kur Sadiq Khan, mori pjesë herën e fundit në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor të vitit të kaluar.
Atëherë ai nuk i kurseu notat pozitive për shqiptarët, madje këtë e shprehu edhe me një postim në profilin e tij në twitter, duke pozuar me flamurin shqiptar dhe duke iu drejtuar ndjekësve në shqip “Si jeni”.











