Shqiptari kishte vendosur të bënte para me një dorë prandja kishte mbushur kamionin e tij dëng me hashash.
Mediat spanjolle publikuan sot foton dhe inicialet e shqiptarit i cili u arrestua të mërkurën nga policia e Ibizës në Spanjë tri ditë më parë.
Ai është 36-vjeçari me inicialet H.F.
Ai u arrestua për një ngjarje ndodhur dy vjet më parë në Barcelonë, ku në një kamion i gjetën 1.360 kilogram hashash.
Shqiptari akuzohet për trafikun e sasisë së drogës nga Ibiza drejt portit të Barcelonës.












