Ndeshja mes Korabit të Peshkopisë dhe Kastriotit të Krujës u mbyll me një rrahje masive në fushën e qytetit. Gjatë gjithë kohës ndeshja ka qenë e tensionuar por kur loja mbaroj futbollistët ia lanë vendin tifozëve.
Këta të fundit u vërsulën me grushte, shkelma dhe sende të tjera të forta mbi lojtarët e Kastriotit.
Forcat policore nuk ishin në gjendje që të mbronin futbollistët dhe stafin e krutanëve duke sjellë të njëjtat pamje në të njëtën kohë si ato të Pogradecit por edhe më rëndë.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 për Korabin.
Këto incidente mbërrijnë vetëm pak ditë nga skenat e dhunës që pamë në përfundim të derbit mes Tiranës dhe Partizanit.











