Efektivët e komisariatit të Policisë së Krujës, arrestuan Hamit Tufa 61 vjeç, banues në Krujë.
Arrestimi i tij u bë sepse më darë 07. 05. 2016, në vendin e quajtur Ura e Tapizës, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”,taksi, me targa AB 901 T ka aksidentuar një shtetas këmbësor të paidentifikuar (dyshohet se është endacak).
Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje serioze për jetën.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.











