Foto Ilustruese
Një grindje që ka pasuar me konflikt fizik, deri me mjete prerëse, ka ndodhur në një lokal bastesh sportive në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:35 të ditës së sotme në një lokal në zonën e ish-Ekspozitës në Tiranë.
Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se, një person i moshës 25-vjeçare është goditur me mjete prerëse në bark dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në Spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën. Personi i plagosur është A. F. 25 vjeç.
Policia shkoi në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e motivit të saj.











