Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, pas një hetimi 2-mujor, me metoda speciale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ambulanti”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: • Gerti Dedja 35 vjeç, banues në lagjen Shijak, punonjës i Policisë Bashkiake Shijak. Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi: Dedja, u merrte shuma të ndryshme parash tregëtarëve ambulantë, dhe i lejonte të shisnin produktet e tyre pranë tregut të fshatar të qytetit të Shijakut. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan: • një sasi parash dhe • dy telefona celular. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga nenin 259 të Kodit Penal.











