Në një reagim për gazetaren e Ora News Klementina Cenkollari, pak minuta pasi u mësua vendimi për heqjen e mandatit nga Gjykata Kushtetuese, deputeti socialist Koço Kokëdhima tha:
“Unë nuk kam asnjë informacion. Kur ta mësoj do të jap një deklaratë për shtyp.”
Ndërkohë sipas listës emërore të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 2013, pritet që Edmond Leka të ulet në karrigen e deputetit Kokëdhima.











