Partia Demokratike nga nesër hap një portal një on-line, nëpërmjet të cilit të gjithë qytetarët mund të denoncojnë çfarë dinë për zyrtarë të inkriminuar në pushtetin vendor por dhe në atë qendror apo parlament.
“Çfarë dinë ata për zyrtarët e inkriminuar nga zyrtarë drejtorë deri tek anëtarë të Kuvendit apo ministrat e kabinetit Rama- Meta. Të bëhen pjesë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit”, tha Basha në një prononcim për median pas mbledhjes së grupit PD.
Qeveria prej muajsh ka hapur një faqe on-line “transparenca.al” ku qeveria i përgjigjet akuzave të opozitës.












