Policia eTiranës arrestuar në orët e fundit presidentin e ekipit të Kastriotit, Alban Vogli.
Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se arrestimi i Alban Voglit, banues në Krujë, presidenti i ekpit të “Kastriotit” është bërë shkak i dhunimit të një gazetari, me iniocialet E.I për arsye të një artikulli që ky shtetas ka publikuar në një gazetë lokale.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku Vogli ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij gazetarin sportiv Eduard Ilnica.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tirnaë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, ” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe ” Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga Nenet 88, 110, 237 të Kodit Penal.











