• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhen prapaskenat e votimit për heqjen e mandatit të Kokëdhimës

admin by admin
10 May, 2016
in Global Image
0
Zbardhen prapaskenat e votimit për heqjen e mandatit të Kokëdhimës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese i hoqi dje mandatin deputetit socialist Koço Kokëdhima. Përmes një vendimi të marrë dje nga nëntë anëtarët e gjykatës, 8 prej tyre e kanë vlerësuar të papajtueshëm me Kushtetutën mandatin e deputetit socialist, ndërsa vetëm një prej tyre, ishte kundër heqjes së mandatit.

Gazeta Panorama ka zbardhur emrat e gjyqtarëve që vendosën pro heqjes së mandatit, ndërkohë që i vetmi që ka votuar kundër ka qenë gjyqtari Sokol Berberi. Menjëherë pas vendimit, Gjykata Kushtetuese e bëri publik atë dhe referencën ligjore, ndërsa zbardhja e tij pritet të bëhet në javët në vazhdim. “Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, në mbështetje të nenit 131/e të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, VENDOSI: Konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Votat Pro

• Bashkim Dedja

• Vladimir Kristo

• Vitore Tusha

• Altina Xhoxhaj

• Fatmir Hoxha

• Gani Dizdari

• Besnik Imeraj

• Fatos Lulo

Vota kundër
• Sokol Berberi

KËRKESA

Deputetët e Partisë Demokratike i ishin drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim të nenit 70 të Kushtetutës në lidhje me mandatin e deputetit Kokëdhima, pasi sipas tyre, ai ishte në konflikt interesi për shkak të përfshirjes së tij në prokurime publike me kompaninë e tij “Abissnet”. Sipas demokratëve, deputeti socialist ka përfituar fonde publike të paktën në 150 raste, kur ka lidhur kontrata me institucionet publike për shërbime interneti. “Pranohet haptazi që deputeti Kokëdhima ka zotëruar aksione gjatë periudhës gusht 2013 – shkurt 2014, pavarësisht se ka qenë i mandatuar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh në seancën e 20 prillit përfaqësuesi i deputetëve demokratë, Ivi Kaso. Por deputeti socialist i mohoi akuzat, duke thënë se kompania “Abissnet” qe shitur prej tij para se ai të bënte efektivisht betimin si deputet, por Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi këtë argumentim.

Sipas nenit 70 të Kushtetutës, deputetët nuk mund të kryejnë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit apo pushtetit vendor dhe nuk mund të përfitojnë pasuri shtetërore apo bashkiake. Gjatë seancës së 20 prillit, kur gjykata dëgjoi palët, deputeti socialist u shpreh se ka besim te Drejtësia. “Kam besim në gjykimin e vendimit tuaj. Kam ardhur me besim të plotë te Drejtësia. Përpara se të bëhesha deputet, kam dhënë dorëheqjen nga çdo funksion, prandaj jam në dispozicion të çdo shpjegimi. Nuk kam bërë dy gjëra, nuk kam prishur kontrata se kishin afat të përcaktuar, por nuk jam përfshirë në përfitime nga shteti. Është 2 mln lekë vlera totale e atyre 150 kontratave që më akuzojnë. Po kërkohet shkatërrimi i karrierës sime politike”, tha deputeti socialist gjatë seancës në Kushtetuese. /Panorama

Previous Post

Tiranë, arrestohet presidenti i Kastriotit; dhunoi gazetarin

Next Post

HORROR/ Autopsia zbardh masakrimin e shqiptarit: E qëlluan me plumb pastaj i prenë kokën

admin

admin

Next Post
HORROR/ Autopsia zbardh masakrimin e shqiptarit: E qëlluan me plumb pastaj i prenë kokën

HORROR/ Autopsia zbardh masakrimin e shqiptarit: E qëlluan me plumb pastaj i prenë kokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.