Ashtu sikurse edhe është paralajmëruar prej ditës, vetëm opak më parë kanë mbërritur pranë selisë së Partisë Socialiste ambasadori amerikan, Donald Lu, i shoqëruar me ambasadoren e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin.
Dy ambasadorët do të marrin pjesën në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie, në kuadër të miratimit të reformës në drejtësi. Gjatë pasdites, Lu dhe Vlahutin do të shkojnë edhe në mbledhjen e grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet takimi edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.












