• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANDI BEJTJA/ Veliaj i heq gjethet reformës në drejtësi!

admin by admin
11 May, 2016
in Kronika
0
ANDI BEJTJA/ Veliaj i heq gjethet reformës në drejtësi!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
andi bejtja, e vogel

Andi Bejtja

Sot ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë, që jo vetëm nuk ka ndodhur gjatë afro tre dekadave tranzicion të historisë së Shqipërisë në rrugën e mundimshme të konsolidimit të shtetit, po druaj dhe në gjithë historinë botërore: një institucion shtetëror siç është Bashkia e Tiranë s’ka protestuar ndaj një institucioni tjetër shtetëror dhe për më tepër kundra një Gjykate.
Sot është prishur një standard demokracie botëror e jo thjesht shqiptar.
Sot Shqipëria kthehet shumë hapa pas dhe shënon emrin në një listë të zezë që ka shumë mundësi të ngelë e vetme.
Nuk kam ndërmend t’i hy lejes së dhënë për të ashtuqujtuarin pallat 17 katësh te diga e liqenit, mund të mos jetë shkelje, mund të jetë, siç mund të jenë dhe qindra pallate jo vetëm në periferi, por edhe në zemër të Tiranës.
Nuk është ky thelbi.
Kryetari Bashkisë së Tiranës mund të ketë të drejtë në pretendimin se anëtarët e trupit gjykues mund të kenë konflikt interesi, por nuk është kjo rruga institucionale që duhet ndjekur: ka dhjetëra hapa të tjerë që mund të bëheshin para, gjatë dhe pas, për të shpëtuar nga ky rekord i ri botërori “antishtetit” dhe i prishjes bazë të standardeve të demokracisë.
E gjitha kjo që ka ndodhur, përveç të tjerave, merr dhe ngjyresë tjetër, kur po të kemi parasysh thirrjet për miting të një Bashkie Shqiptare kundra një Gjykate Shqiptare, u bënë pak minuta, pasi dy Ambasadorët, që mund të quhen me plot gojën kuajt e reformës në drejtësi, Ambasadori Amerikan Lu dhe ajo e BE-së Vllahutin, sapo kishin mbyllur dy takime të pazakonta me grupet parlamentare për reformën në drejtësi, në përpjekje të mundimshme për të hapur sipas tyre një kapitull të ri, por që fatkeqësisht mendoj se pas kësaj proteste, ku duket qartë mentaliteti që kanë për drejtësinë flamurtarët e saj shqiptarë, nuk është as më shumë e as më pak një revolucion proletar kinez.
Besoj jo vetëm unë, por edhe mijëra të tjerë, do të ishim të interesuar të dinim se çfarë mendojnë dy Ambasadorët respektivë për këtë protestë të paprecedentë, dhe për më tepër dhe në këtë kontekst. Si përkthehet ky akt që pavarësisht se nuk jam jurist me aq sa kulturë juridike kam, mund të jetë dhe një akt i ndëshkueshëm penalisht: si përkthehet ky akt jo vetëm në të tashmen, por edhe në projeksionin e ardhshëm të projeksionit të reformës së madhe në drejtësi, çfarë pasojash mund të ketë, sa e komprometon këtë reformë.
Të jemi të sinqertë, jam kurioz të dëgjoj dhe Kryeministrin Rama, a mendon edhe ai si kryebashkiaku i tij, apo ka mendim tjetër, pavarësisht se aludoi se reforma në drejtësi duhet edhe që mos t’i ndodhte Koço Kokëdhimës heqja e mandatit.
Me këtë protestë, sot i kemi rënë shtetit dhe atyre standardeve demokratike që me aq mund i krijuam dhe që me aq mund po i mbajmë, i kemi me vrarë. Kjo nuk ka ndodhur as kur pothuajse nuk kishte shtet në vitin 1997. Sot nuk kemi masë drejtësie, sot po i hapim dyert kaosit dhe po i vëmë mina të padukshme të ardhmes. Sot po hapim një precedent të keq dhe një plagë të gati-gati të pariparueshme: Mos u habisni kur nesër edhe pas realizmit të reformës në drejtësi, Ministria e Mbrojtjes të protestojë kundra një gjykate, apo Kryeministria të protestojë kundra Zyrës së Avokatit të Popullit.
Fatkeqësisht, sot njohëm dhe mentalitetin e një pjese të atyre që mesa duket e duan reformën në drejtësi për të imponuar vetëm një masë drejtësie: masën e vet. Sot, fatkeqësisht kemi humbur të gjithë. Ambasadori Lu, Ambasadore Vllahutin, ju rroftë reforma në drejtësi!

Previous Post

Vokshi denoncon: Nga mungesa e medikamenteve, kanë vdekur 6 të sëmurë me HIV-AIDS në 10 ditë

Next Post

Aksidenti tragjik/ Reagon pronari i karburantit: Përgjegjësia është e ARSH

admin

admin

Next Post
Aksidenti tragjik/ Reagon pronari i karburantit: Përgjegjësia është e ARSH

Aksidenti tragjik/ Reagon pronari i karburantit: Përgjegjësia është e ARSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.