Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS, e drejtuar nga kryetari i saj Edi Rama.
Në përfundim të saj, zëdhënësi politik Alfred Peza, bëri të ditur se çfarë u diskutua dhe u vendos në këtë mbledhje.
“Ka vijuar puna në bazë të vendimit të mbledhjes së fundit të kësaj kryesie, për ndarjen detyrave dhe përgjegjësive të gjithë sekretarëve të rinj të zgjedhur. U bë gjithashtu analiza e punës së deritanishme të organizmit të partisë nga baza në qendër, me fokus të veçantë zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj të degëve të PS. Për ta përmbyllur e konkluduar këtë punë kryesia do të mblidhet sërish në 16 maj. U bë edhe një analizë edhe për përgatitjet e 25 vjetorit të PS në 12 qershor”, u shpreh Peza në përfundim të mbledhjes.











