Gazeta Panorama ka kontaktuar pas videoskandalit ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili i cili e ka quajtur këtë një kurth të ngritur nga kundërshtarët e tij.
“Ka qenë një kurth i ngritur nga kundërshtarët e mi, unë rashë në grackë”- ka thënë Xhelili, por pa dhënë të tjera detaje rreth asaj që ndodhi.
Qeveria ka shkarkuar sot nga detyra kryetarin e bashkisë ndërsa po sot ai është shoqëruar në policinë e Peshkopisë.











