• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha në Kukës: Investimet dhe subvencionet janë zgjidhja për daljen nga kriza Rama

admin by admin
14 May, 2016
in Politika
0
Basha në Kukës: Investimet dhe subvencionet janë zgjidhja për daljen nga kriza Rama
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka diskutuar më banorët e Kukësit dhe fshatrave të tij platformën qeverisëse të demokrateve. Sipas njoftimit të shpërndarë nga PD për këtë vizitë, Kukësi është ndër qytetet me papunësinë më të madhe në vend, qytet i diskriminuar nga mbështetja me fonde e qeverisë dhe më i prekuri nga emigrimi gjatë këtyre tre viteve të fundit. Shitësit dhe përfaqësues të ndryshëm të biznesit të vogël theksuan se gjendja është përkeqësuar thellë që nga viti I shkuar dhe se nuk ka asnjë premisë për tu përmirësuar. Duke krahasuar 2015-ën me fillimin e 2016-ës, banorët thonë se xhiro ka rënë me 50 %. Investimet në infrastrukturë që hapin vende pune dhe subvencionim të industrive që punësojnë të rinj janë rrugët e zgjidhjes së kësaj situate, theksoi lideri i opozitës.


Tregtar: Punë s’kemi fort. Marrim mallin kalbet, prishet. S’keni xhiro.
Basha: S’ka konsum.
Tregtar: S’kanë lek njerëzit.
Tregtare: Kam marrë 90 mijë lekë mall, kam marrë 30 mijë lekë xhiro. Ku është fitimi
Tregtar: Ma keq nuk ka ku me shkue, pensionet e ngritme jo, rroga jo. Ti nuk e beson për kryet të fëmijëve,  tre mijë lekë në ditë, dy mijë lekë në ditë. Borxh kam hy, nuk di ça të bëj.
Basha: Do t’i ulim taksat, 9 për qind do ta çojmë tatimin për biznesin. Tatimin mbi të ardhurat personale deri në 350 mijë lekë do të jetë zero, mbi 350 mijë lekë për pjesën e shtuar do të jetë 9 për qind e sheshtë dhe jo 13 e 23 siç e kanë këta. E gjitha kjo do të rifusë në qarkullim gjithë ekonominë e vendit, afro 1 miliard euro, 2 milionë lekë të vjetra për familje. Zgjidhje janë investimet që hapin vende pune. Zgjidhje është subvencione për industrinë që hap vende pune për të rinjtë.

Kryetari i Partisë Demokratike vizitoi familjen e Korab Bajraktarit, familje e persekutuar që ka kaluar vite në burgje dhe internime dhe që vazhdon të persekutohet nga qeveria aktuale duke i larguar djalin nga puna, me rrogën e të cilit mbahej e gjithë familja.
Basha u ndal edhe në familjen e Mereme Bytyçit, sanitare e pushuar nga puna e cila gjithashtu ka bashkëshortin invalid dhe një fëmijë të sëmurë paraplegjik dhe në mënyrë të padrejtë pas 7 vitesh i kanë përgjysmuar dhe KEMP-in.


Banor: Fëmijën që shtatë vjet e kam pas paraplegjik, merrke 380 mijë lekë në mujt. Vjet na e kanë heq paraplegjikun.
Basha: Ministria e Shëndetësisë ka bërë një krim të madh me familjen tënde por ka bërë një krim të madh me mijëra familje shqiptare. Për ty dhe për familjet që janë në hall njësoj si familja jote do të kenë KEMP-in të plotë për t’ju mbështetur në këtë situatë kaq të vështirë që ju duhet ta ballafaqoni, aq më shumë që nusen ua kanë pushuar nga puna dhe ju vetë keni kushtet e invaliditetit.

Kryetari i Partisë Demokratike iu përgjigj pozitivisht kërkesës për një takim nga 32 sanitareve të larguara padrejtësisht nga puna në spitalin e Kukësit. Shumica kishin rreth 20 vite pune e më të paktat 10 vite. Ato thonë se ndonëse u është komunikuar se janë larguar për gjoja shkurtim të organikës por në fakt janë zëvendësuar me të tjerë. Basha i ka garantuar se Partia Demokratike do ti ofrojë asistencë ligjore falas këtyre sanitareve dhe të gjithë punonjësve të sistemit të shëndetësisë të larguar në mënyrë të padrejtë nga puna.


Ish-sanitare: Kjo nuk është reformë, kjo është zëvendësim. Ka fut katër veta në Urgjencë, më ka heq mu që unë jam e para në Urgjencë. E kam djalin në shkollë, ja çoj bukën nga Kukësi, ja pjeki me dru dhe ja çoj në shkollë, se dua ta bëj dikushi në jetë.
Ish-sanitare: Kam 10 vjet në Patologji, jam vetë e gjashta me dy djem në shkollë të lartë. Vajza e ka mbaru ka tre vjet që është e papunë. Burrin e kam pa punë, me një pension të plakës vetë e gjashta.

Fermerët e Shishtavecit, zonë e njohur për prodhimin e patates, janë ankuar për konkurrencën e pandershme që u bëhet nga qeveria. Ato thonë se futen nga Kosova në mënyrë kontrabandë patate që i bëjnë konkurrencë prodhimit të tyre. Zoti Basha prezantoi platformën për bujqësinë, 100 milion euro subvencione direkte për fermerë dhe 50 milionë euro investime në infrastrukturën bujqësore.


Tregtar: Ku me qa hallin a për dritat a për patate?! Papunësi e madhe. Qeveria po vjen merr të Kosovës knej, zhdoganon një ton, pesë ton i kalon pa doganë edhe tregu ik, patatja jonë nuk ecë.
Basha: E vret prodhimin tuaj.
Tregtar: Na vret konkurrenca.
Basha: Do të bëjmë gjithçka që patatja e Shishtavecit të shitet, do ta bëjmë duke subvencionuar pataten në radhë të parë. Do të merrni subvencione për pataten. Kështu që çmimi i patates së Shishtavecit të jetë i pakonkurrueshëm në treg.

Për sa kohë që mund të provosh që ke sipërfaqe toke që e punon apo ke gjedhë, bagëti të imta të cilat i mbarështon do të marrësh subvencion të drejtpërdrejtë nga shteti. Buxheti për të përballuar këtë do të jetë minimalisht 100 milionë euro përveç skemës së subvencionimit do të ketë edhe një skemë tjetër që është skema e investimeve në infrastrukturë, ujitje, vaditje, kullimi, tregje dhe akses në treg.

Previous Post

Mat, prokuroria kërkon 18 vjet burg për 7 ish-zyrtarë të pushtetit vendor

Next Post

RRËFIMI/ Tradhëtova burrin sepse djali që takova në plazh ishte i jashtëzakonshëm….

admin

admin

Next Post
RRËFIMI/ Tradhëtova burrin sepse djali që takova në plazh ishte i jashtëzakonshëm….

RRËFIMI/ Tradhëtova burrin sepse djali që takova në plazh ishte i jashtëzakonshëm....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.