• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse Edi Rama e mban ende ministër Saimir Tahirin?

admin by admin
14 May, 2016
in Politika
0
Pse Edi Rama e mban ende ministër Saimir Tahirin?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy pyetje i ka adresuar sot PD, kryeministrit Edi Rama, lidhur me atë se e mban mister ende Saimir Tahirin, dhe çfarë di ky ministër për kryeministrin, për të cilat nuk mund ta shkarkojë.
“Pse Edi Rama vazhdon ta mbajë akoma Saimir Tahirin?
Çfarë di Saimir Tahiri për Edi Ramën që nuk e shkarkon dot edhe pse ai është i faktuar botërisht si garanti i bandave më te rrezikshme të trafikut të drogës dhe krimit jo vetëm në Shqipëri por në Ballkan e më gjerë?”, pyeti në emër të PD-së, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në këtë parti, Enkelejd Alibeaj
Sipas Alibeajt, “Vetëm një kryeministër i kapur do të sfidonte qytetarët e tij, partnerët europiane dhe amerikanë duke mbajtur në krye të rendit një njeri të implikuar e të inkriminuar deri në fyt si Saimir Tahiri”.
Më tej, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, rendit një seri ngjarjesh, të cilat, sipas tij, lidhin Saimir Tahirin.
“Një seri ngjarjesh kanë dëshmuar se Shqipëria ka pasur në krye të rendit që prej shtatorit të vitit 2013 një ministër të inkriminuar, ndërlidhësin e trafiqeve të drogës e shumë krimeve të tjera. Banditët më në zë të vendit nuk kanë pasur thjesht një pikë kyçe në polici, një lidhje politike diku, por kanë pasur drejtpërdrejt në dispozicion ministrin e Brendshëm.
E nisi me një fushatë selektive e klienteliste për lojërat e fatit, ku lulëzuan miqtë e tij e u fundosën të tjerët, një krekosje korruptive e Tahirit që la pas dhe një viktimë, një mikun e tij të afërt për të cilin ai ka përgjegjësi siç ia kanë bërë të ditur dhe familjarët.
Projekti i madh i Tahirit ishte krijimi i një hambari të madh droge të pa hasur më parë në vend, dhe ai organizoi gjithë infrastrukturën për këtë. Nën drejtimin e tij mbarë territori u mboll me kanabis. Pas çdo kodre me drogë është një pakt 30 përqindësh i bandave me Tahirin. Tahiri ka një grusht njerëzish koordinatorë të mbjelljes, rritjes dhe shitjes së drogës, mes tyre spikasin Habilajt, banda e Shullazit, dhe siç u evidentua Balili i Sarandës.
Kur Partia Demokratike e denoncoi në vitin 2014 emërimin e trafikantit të njohur në krye të transporteve në rajonin e Sarandës, qeveria e mbrojti dhe Tahiri u kujdes ti jepte dhe më shumë pushtet e paprekshmëri.
Kur doli se makinën private të ministrit të Brendshëm e përdornin Habilajt dhe s’kish polic ti ndalonte, Tahiri u zgjeroi atyre territorin.
Sa më shumë denoncohej lidhja e tij me Shullazin, aq më shumë ky i fundit rendonte krimet, vrasjet, gjobëvëniet, aq më i paprekshëm bëhej.
Shullazi u kap me policin e Tahirit në shërbim të tij, u kap duke kaluar makinën e blinduar në doganë pa kontroll, u kap në përplasje me armë, dhe në të gjitha rastet doli i pastër. Praktikisht, kupola e ministrisë dhe e policisë ishte zhvendosur në rrugën e Kavajës, në rezidencën e Shullazit.
Dhe kur u ndalua pas kërcënimit që i bëri kandidatit për rektor, Tahiri foli vetë me Shullazin përmes nëndrejtorit të policisë së Tiranës dhe e garantoi se do jetë thjesht një shëtitje, pa e ditur se prokuroria kishte punuar prej muajsh për gjetjen e provave për dhjetëra krime.
Tahiri është shërbëtor i zellshëm dhe i qëndron paktit me krimin. Kur goditen linja të trafikut nga shërbimet partnere ai shfajësohet se nuk ka dijeni, nuk e kanë prej tij. Ai i vuri shkrepësen provave të drogës në laborator për të fshirë gjurmët e bashkëpunëtorëve.
Me Tahirin në krye, u ngrit impianti më i madh i kokainës në Ballkan, në Xibrakë të Elbasanit, impiant që dhe sot do te ishte në punë nëse nuk do zbulohej nga policia gjermane.
Krerët e policisë me të cilët ai drejton, janë të gjithë një hartë interesash kriminale, të promovuar në postet kyçe nga Shullazi, prej besnikërisë që kanë treguar ndaj tij. Partia Demokratike i ka denoncuar me emra dhe me fakte dhe do të vazhdojë ta denoncojë në ditët në vijim kupolën e narkotrafikut në Policinë e Shtetit.
Janë këta më të besuarit e Tahirit, të cilët  prishin provat në vendngjarje, zhdukin armë e telefona që janë dëshmi e lidhjeve me krimin dhe dëshmi e krimeve të mëparshme.
Saimir Tahiri e pranoi vetë se kishte bërë biseda private në zyrë e në plazh me Bamin e akuzuar si vrasës me pagesë. Pra, ministri i Brendshëm ishte ulur me të si përfaqësues i njërës prej bandave. Janë disa vrasje pa autor sot, sepse autorët i njeh dhe i di Saimir Tahiri, kanë mbrojtjen e tij”, denoncoi Enkelejd Alibeaj.
Sipas PD, Saimir Tahiri duet larguar menjëherë, sepse  për sa kohë që ai është në krye të ministrisë së Brendshme,  jo vetëm bandat do të jenë në pushtet, por edhe ai është një turp për shqiptarët.
“Sa kohë të jetë Ministër i Brendshëm i vendit Saimir Tahiri, bandat janë në pushtet, droga lëviz ngado, krimet kanë licencë. Tahiri duhet të largohet menjëherë, ai është turpi i shqiptarëve, dhe shfytyrimi më kriminal i ndonjë  ministri të Brendshëm në 25 vite”, përfundon deklaratën e tij, Enkelejd Alibeaj.
enkelejd alibeaj 14 maj

Previous Post

FOTO/ Në Kinë, ku puna është gjithçka, hahet dhe flihet në zyrë

Next Post

EMRAT/ “Pranverë 2016”, prangos 6 të kërkuar në Shqipëri dhe jashtë saj

admin

admin

Next Post
EMRAT/ “Pranverë 2016”, prangos 6 të kërkuar në Shqipëri dhe jashtë saj

EMRAT/ “Pranverë 2016”, prangos 6 të kërkuar në Shqipëri dhe jashtë saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.