Gjykata e Tiranës i heq denimin dhe con në psikiatri vrasësin Kasem Lila. Në 22 tetor të vitit të kaluar ai vrau gruan dhe plagosi kunatën. Ngjarja ndodhi në shtëpin e vëllait të tij në Ndroq. Nga kontrollet mjekësore u verifikua se Kasem Lila vuante nga crregullimet psikiatrike. Për këtë arsye i shpëtëon burgimit të përjetshëm dhe zhvendoset në psikiatri . Pas bërjes së krimit autori u shpreh në gjykatë se ndjehej i penduar dhe se gjithçka kishte ndodhur padashje. Ndërsa familjarët dhe të afërmit e tij në kohën e gjykimit u shprehën se Kasemi vuante nga crregullimet mendore dhe kishte kohë pa pirë rregullisht ilaçet.












