• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

CNN grek këmbëngul: Klement Balili i paprekshëm nga policia shqiptare

admin by admin
14 May, 2016
in Kronika
0
CNN grek këmbëngul: Klement Balili i paprekshëm nga policia shqiptare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rrjeti televiziv i përgjigjet letrës së ambasadës shqiptare në Athinë, duke ju referuar një takimi sekret në Shqipëri, mes policisë shqiptare dhe asaj greke.
“Përfaqësuesi i palës shqiptare tha se Balili nuk mund të preket se ka lidhje të forta politike”.

Në Greqi Portali informativ CNN.Gr dhe Ambasada shqiptare në Athinë janë përfshirë ne replika mbi dyshimet se shqiptari Klement Balili që cilësohet “si truri” i trafikimit në Greqi të 700 kg marijuanë mbrohet nga politikanë të lartë në Tiranë. Pas një shkrimi të CNN në gjuhën greke ku thuhej se oficerë të policisë shqiptare u kishin deklaruar partnerëve greke gjatë një takimi sekret në Shqipëri se “baronin shqiptar” nuk mund ta arrestonin për shkak se ai kishte mbrojtje politike ne Tiranë, reagoi zyrtarisht Ambasada shqiptare në Athinë. Përmes një letre të nënshkruar nga drejtuesi i zyrës së ndërlidhjes të policisë shqiptare në Ambasadën shqiptare në Athinë, Andi Likaj, vihej në dukje se asnjë pjesëtar i policisë shqiptare nuk ka deklaruar që baroni i drogës ka mbrojtje politike në Tiranë. Sipas letrës së Ambasadës shqiptare drejtuar CNN GR , Policia shqiptare, ashtu si çdo pjesëtar i saj që ka hetuar çështjen në fjalë, nuk ka bërë një deklaratë të tillë, ndërsa ka bërë çdo përpjekje për hetimin dhe asgjësimin e organizatës”.
Portali informativ CNN GR e ka publikuar reagimin e Ambasadës shqiptare shoqëruar me faksimilen e letrës . Por menjëherë ka publikuar edhe një reagim ku ripërsëritet se CNN GR i është referuar sipas burimeve të tij një takimi tejet sekret në Shqipëri, mes policisë greke dhe asaj shqiptare. Në këtë takim sipas CNN GR një pjesëtar i palës shqiptare ka thënë se “në Shqipëri nuk mund të preket ky njeri , veçse po të ketë fakte të pakundërshtueshme, sepse ai ka lidhje politike dhe kontake me parti e politikanë të nivelit të lartë”.
Sipas dosjes, ka ripërsëritur CNN GR, personi rezultonte të ishte financier i kartelit dhe organizator për transportimin e 700 kg marijuane në Greqi që anëtarët e organizatës kriminale e fshehën në ishullin Zakynthos.
“Hetimi narkotikëve ishte nën fshehtësisë ekstreme dhe vizita nga policia greke në Shqipëri ishte absolutisht sekret i papërshkueshëm, sidomos pas asaj që ata dëgjuan nga të dhënat për organizatorin e kartelit”, nënvizon portali CNN Gr në reagimin e tij pas letrës së ambasadës Shqiptare në Athinë.
Për lidhje të Balilit me politikën shqiptare ka folur edhe opozita shqiptare.
Pas njoftimeve se Balili është zhdukur pa lënë gjurmë, kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi mbrëmë se “me bekimin e ministrit të Brendshëm dhe nën mbrojtjen e policisë Klement Balilaj prej dy ditësh është arratisur dhe nuk gjendet. Loja me ka kërkesë, s’ka kërkesë, ka dosje, ska dosje, është nën hetim, nuk është nën hetim, është i PS, është i LSI-së, nuk është gjë tjetër veçse dhënie kohe Klement Balilajt për të kryer pikërisht këtë akt, arratisjen”.
Balili konsiderohet si ndër krerët e një grupi trafiku me një rrjet të shtrirë në disa vende të Bashkimit europian. Sipas Europolit, organizata europiane e zbatimit të ligjit, 17 persona, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike u arrestuan më 9 maj, në një operacion të bashkërenduar të drejtuar nga Greqia dhe me mbështetjen e Belgjikës dhe Europolit. Mes të arrestuarve janë 11 grekë dhe 6 shqiptarë. Sipas Europolit, rrjeti i trafikantëve me bazë në Greqi, mendohet të ketë fituar miliona Euro nga trafkimi i drogës në shtetet evropiane.

“Zëri i Amerikës”

Previous Post

FOTO/ Erdogan marton vajzën, i ftuar edhe Edi Rama

Next Post

FOTO/ Eduart Ndocaj në Texas një “Kaubojs” i vërtetë

admin

admin

Next Post
FOTO/ Eduart Ndocaj në Texas një “Kaubojs” i vërtetë

FOTO/ Eduart Ndocaj në Texas një “Kaubojs” i vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.