Ndeshja mes Manchester United dhe Bournemouth është anuluar për arsye sigure. Autoritetet dhanë alarmin e kuq, ndërsa të gjithë tifozët u evakuuan nga shkallët e stadiumit “Old Trafford”.
Sipas mediave britanike, në stadium është gjetur një pako e dyshimtë, duke detyruar që njësitë speciale të marrin situatën nën kontroll. Po ashtu, po përdoren dhe qentë.
Fillimisht u njoftua se ndeshja do të shtyhet 45 minuta dhe pa dhënë shumë detaje, 20 mijë persona u detyruan të lënë stadiumin.
Pas bisedave mes gjyqtarit kryesor të ndeshjes dhe zyrtarëve të United, edhe lojtarët janë urdhëruar të futen sërish brenda në dhomat e zhveshjes.












