Kreu i shërbimit sekret ka shpjeguar arsyet se pse informacioni për pajisjen përgjuese të policisë ishte dhënë me gojë dhe jo me shkrim si dhe ka zbardhur zinxhirin e informacionit lidhur me këtë cështje.
“Komunikimi me gojë me Prokurorin e Përgjithshëm bën pjesë tek praktikat e shërbimeve sekrete. Unë e kam bërë informacionin me gojë pasi mua më ka ardhur informacioni me gojë. Ka plot raste kur ne shkëmbejmë informacion në këtë mënyrë edhe me Kryeministrin.
Pajisja nuk u deklarua dhe kjo ishte indicia se pse unë shpërndava informacion te institucioni i hetimit.
Sa për takimin me Presidentin, ai më ka kërkuar një takim për këtë cështje.
Informacioni nuk u dërgua te kryeministri Rama që në fillim pasi ishte i pakonfirmuar. Për ne ishte e mjaftueshme njoftimi i Prokurorisë për pajisjen”, tha Ajazi.












