Partia Demokratike ka kryer ndryshime në përbërjen e Komisionit të Posacëm të Reformës në Drejtësi. Deputeti Oerd Bylykbashki që ishte anëtar në këtë komision është caktuar nënkryetar i komisionit ndërsa deputeti i PD, Keltis Kruja është anëtar i ri në këtë Komision.
Ndryshimet erdhën pas largimit për njëfarë kohe nga drejtimi i këtij komisioni për arsye personale që lidhen me shëndetin, të nënkryetarit të mëparshëm, Eduard Halimi.











