• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DËSHMIA/ Shukriu që në fillim “në sulm”, i kërkoi lidhje vajzës që në takimin e parë

admin by admin
19 May, 2016
in Kronika
0
DËSHMIA/ Shukriu që në fillim “në sulm”, i kërkoi lidhje vajzës që në takimin e parë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“A je e gatshme që të kemi një lidhje bashkë, që të mos e marrë vesh askush?”.
Kjo ka qenë kërkesa direkte e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, ndaj 20-vjeçares Anisa, të cilës dyshohet t’i ketë kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit të saj.
“Panorama” zbardh sot dëshminë e plotë të dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore nga vajza që denoncoi ish-kryebashkiakun Xhelili.

Komunikimi në “Facebook”
Para rreth tre vitesh kam mbaruar arsimin e mesëm të përgjithshëm në gjimnazin Peshkopi. Në muajin shkurt 2016, duke qenë se isha e papunë, mendova që të kërkoj punë në Bashkinë Dibër. Duke qenë se e kisha të vështirë takimin e drejtpërdrejtë me kryetarin e Bashkisë, Shukri Xhelili, pasi ai pranonte që të takohej me njerëz të rëndësishëm, vendosa që t’i shkruaja në faqen e tij në “Facebook”.
Konkretisht, me sa më kujtohet, i kam shkruar nga fundi i muajit shkurt 2016. Mund t’ju them se në faqen e “Facebook”-ut i kam shkruar pak a shumë këto fjalë: “Përshëndetje zoti kryetar. Jam Anisa, jam me arsim të mesëm. Di edhe gjuhë të huaja, anglisht, spanjisht, italisht dhe jam e aftë që të ambientohem në çdo lloj pozicioni pune që mund t’ju duket juve e arsyeshme që të më ofroni. Unë jam e gatshme që të pranoj çfarëdolloj pune që më ofroni ju, sepse kam me të vërtetë nevojë”.
Nuk i kam shkruar gjë tjetër. Po atë ditë unë i shkruajta dhe kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, më ka kthyer përgjigje menjëherë në faqen time të “Facebook”-ut duke më shkruar pak a shumë këto fjalë:
“Përshëndetje Anisa. Mund të vini të më takoni te zyra ime”. Gjë tjetër nuk më shkruajti.
Me sa më kujtohet, nga fillimi i muajit mars 2016 jam paraqitur në zyrën e kryetarit të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, i cili nuk ndodhej për momentin në zyrë. Jam larguar që aty. Më pas kam gjetur numrin e telefonit të kryetarit të Bashkisë, Shukri Xhelili, nuk e mbaj mend përmes kujt.
Të nesërmen, nëpërmjet numrit tim të telefonit e kam telefonuar në numrin e tij zyrtar të Bashkisë dhe kemi bërë një bisedë të shkurtër telefonike me këtë përmbajtje:
“Përshëndetje. Kush jeni, më ka thënë Shukriu. I thashë që jam ajo goca që kemi komunikuar në ‘Facebook’. Shukriu më tha se nuk mbaj mend se sa goca më shkruajnë në ‘Facebook’. Pasi i tregova kush isha, Shukriu më tha që mund të vish te zyra ditën e enjte, që ishte ditë takimesh ose mund të plotësosh një CV”. Me kaq biseda u mbyll.

“Më pyeti në isha beqare”
Pas rreth dy apo tri ditësh, muaji mars 2016 ka qenë, kam shkuar te zyra e kryetarit të Bashkisë, Shukri Xhelili, i cili ndodhej aty. Kam komunikuar me sekretarin e Bashkisë, O. S., i cili më futi te zyra e kryetarit të Bashkisë.
Aty ndodhej Shukri Xhelili, me të cilin bëmë pak a shumë këtë bisedë: “Pasi u prezantohem, kryetari i Bashkisë, Shukri Xhelili, më pyeti nëse isha beqare apo e martuar. Ju përgjigja që jam beqare. Pastaj më tha: pse nuk martoheni ju të rinjtë, apo keni frikë nga martesa? Për punën time fliste shumë pak, vetëm kur ia përmendja unë.
Në pjesën më të madhe të bisedës fliste për mua personalisht. Gjithashtu, Shukriu më tha se kush nuk do ta merrte në punë një vajzë si unë. Në lidhje me punën më tha që nuk kishte vende bosh dhe se kur të lirohen, do të të lajmëroj. Në momentin që po dilja nga zyra, kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, më tha që do të flisnin në Facebook ose në telefon. Dy ditë pasi kisha takuar Shukriun, i kam shkruar në Facebook dhe i thashë nëse ishte liruar ndonjë vend pune. Shukriu më shkruante që të duroja edhe pak se nuk ishin liruar vende. Që nga ajo ditë komunikimet me Shukriun ishin të shpeshta si në Facebook, ashtu edhe në telefon.

“Më kërkoi lidhje”
Gjatë komunikimeve, Shukriu shfaqte interes të vazhdueshëm ndaj meje. Më thoshte që je shumë e bukur, do të ta gjej një punë. Më thoshte të kam primare për të të gjetur punë.
Gjithashtu më tha që do të ma gjente një punë, nëse unë do të bëhesha mikesha e tij. Vazhduan komunikimet e vazhdueshme duke biseduar edhe rreth gjërave të tij personale, si dhe interesave që kishte ndaj meje. Kur isha herën e dytë te zyra, më tha “Aje e gatshme që të kemi një lidhje bashkë, që të mos e marrë vesh askush?”.

Previous Post

Rama i jep Balilit koncesione dhe përfiton orgji në hotelin e tij …

Next Post

FOTO & EMRA/ Lushnje arrestohet në tjetër zyrtar i LSI-së, “fali” 6300 metër katrorë tokë shteti

admin

admin

Next Post
FOTO & EMRA/ Lushnje arrestohet në tjetër zyrtar i LSI-së, “fali” 6300 metër katrorë tokë shteti

FOTO & EMRA/ Lushnje arrestohet në tjetër zyrtar i LSI-së, “fali” 6300 metër katrorë tokë shteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.