Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme edhe në qytetin e Fierit. Para pak çastesh është rrëzuar një autobus në zonën Levan, Fier. Autobusi ishte me studentë dhe është përplasur me nje furgon mallrash.
Siç duket në foto aksidenti është shumë i rëndë, si pasojë e rrëzimit ka disa të lënduar dhe ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ende nuk dihet nëse ka viktima.











