Një shqiptar i kërkuar për shpërndarje droge dhe tentativë përdhunimi është arrestuar nga autoritetet në Itali. Ai është 40vjeçari P.A. dhe është arrestuar në qytetin e Xhenoas. Shqiptari akuzohet për shpërndarje droge, falsifikim dokumentesh, plagosje me dashje dhe tentativë përdhunimi, krime të kryera gjatë viteve 2006-2009.











