• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Studentja e “La Sapienza” sfidon politikën shqiptare me një fermë dhish në Rubik

admin by admin
21 May, 2016
in Global Image
0
Studentja e “La Sapienza” sfidon politikën shqiptare me një fermë dhish në Rubik
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi studioi shkenca politike në Romë, Rigerta Loku u kthye të bëjë një ndryshim në vendlindjen e saj, por dyert e mbyllura prej politikës e shtynë drejt një “karriere” të re si fermere.

Kur vendosi të kthehej në Shqipëri me një diplomë të “La Sapienza-s” në duar, Rigerta Loku nuk e çoi ndërmend se vendlindja do ta sfidonte me një të ardhme si fermere. Vajza nga Rubiku u kthye nga Italia gjashtë vjet më parë, pasi studioi shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare; dy diploma që i jepnin sigurinë se mund të ndërtonte një karrierë në qytetin e saj të lindjes në Veri të Shqipërisë.

“Besoja se nuk do e kisha të vështirë të gjeja një punë, veçanërisht në Rubik, kur të gjithë synonin të vinin në Tiranë,” kujton 34-vjeçarja Rigerta Loku.

Megjithatë, realiteti ishte larg përfytyrimit të saj. Rigerta Loku i tha BIRN se e dërgoi CV-në në disa institucione të pushtetit vendor në Rubik dhe në Rrëshen, por iu kthye mbrapsht pa asnjë shpjegim. Ëndrrat e saj për të bërë një ndryshim në vendlindje u thyen në mes.

E papunë dhe me familje të sapokrijuar, Rigerta mësoi shpejt arsyen e refuzimit, edhe pse askush nuk ia tha hapur.

“Të zgjedhurit e partisë e dinin fort mirë që unë dhe Nardi (bashkëshorti)  nuk ishim militatë dhe nuk votonim për ta,” thotë Loku.

Para ofertës për t’u rreshtuar politikisht, Rigerta Loku dhe bashkëshorti i saj, Leonard Tusha zgjodhën rrugën më të vështirë. Me paratë e kursyera në Itali, ata vendosën të ndërtojnë fermën e tyre larg qytetit dhe politikës dhe gjashtë vite më pas, janë krenarë që ia kanë dalë.

Në fermën e dhive
LEXO EDHE Bashkia e Tiranës apel të rinjve: Ngrini ferma promovoni “bio-n”

Ferma e Rigerta Lokut dhe Leonard Tushës gjendet në fshatin Prostek, mes gjelbërimit dhe maleve të Mirditës. Fshati shtrihet 6.5 kilometra larg qytetit të Rrëshenit, por rruga mund të përshkohet vetëm me një automjet të lartë 4×4 në një urdhëtim të vështirë që të merr më shumë se 40 minuta.

Mungesa e rrugës, e energjisë dhe e ujit kanë sjellë largime masive në fshatin që dikur numëronte 1500 banorë. Shumica e shtëpive janë të braktisura, ndërsa të zotët nuk kanë mundur t’i shesin as për 100 mijë lekë.

Në Prostek, Rigerta Loku dhe bashkëshorti i saj ndërtuar fillimisht një kasolle në pronat e babait në vitin 2010 dhe blenë disa dhi rrace. Vendimi i tyre i habiti jo pak banorët e zonës, të cilët nuk ua kursyen të tallurat dhe paragjykimet.

“Ka dy diploma dhe tani po ruan dhitë-dëgjoja shpesh pas krahëve,” kujton Loku. “Por ne jemi të lumtur këtu. Arrijmë të sigurojmë një jetesë normale dhe mbi të gjitha jemi të pavarur,” shton ajo.

Ideja për zhvillimin e fermës u frymëzua nga tradita e zonës, e cila sot është lënë në harresë. Rigerta Loku thotë se e dinte që ndryshe nga e shkuara, zona kishte sot mungesë të djathit të dhisë.

Për këtë arsye vendosën që paratë e kursyera nga puna në Itali t’i investonin në fermën e dhive, gjashtë vite të shkuara. Sot, burrë e grua e kanë shtuar tufën e tyre në 500 krerë, ndërsa kanë hapur edhe një dyqan të vogël në Rubik, ku tregtojnë mish të freskët keci dhe djathë dhie të përpunuar në fermën e tyre.

Për punët e shumta në fermë, Rigerta dhe Leonardi kanë punësuar disa banorë të zonës, ndërsa prindërit e Leonardit i ndihmojnë për rritjen e dy vajzave.

Zgjerimi i fermës deri në prodhimin e një produkti që do të mbajë emrin e tyre është ëndrra e re e dy bashkëshortëve. Për të realizuar këtë synim, Leonard Tusha ka nisur studimet në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

Pas orëve të studimit, ai nxiton pasditeve drejt fermës për t’u kujdesur për bagëtitë. Leonardi tregon se zona është e vështirë dhe problemet nuk mungojnë, ndaj atij u duhet të përballet që nga vjedhjet e deri tek mbrojtja e bagëtive nga kafshët e egra.

“Duhet të jesh vetë këtu e t’u qëndrosh punëve mbi kokë, ndryshe atë që e ke ngritur për një kohë të gjatë, të rrënohet brenda ditës,” thotë ai.

Gjashtë vjet pas rikthimit, Rigerta Loku është përshtatur si me jetën në fermë, ashtu edhe me kulturën e përgjithshme të pafuqisë për të ndryshuar rendin e gjërave në Shqipëri. Megjithatë, ajo dhe bashkëshorti i saj ndjehen krenarë për kurajon që patën për të ndryshuar jetën e tyre.

“Unë nuk do të kem fuqinë të ndryshoj Shqipërinë, as pushtetarët tanë, por kam fuqinë të  ndërtoj mikrobotën time këtu, pa i shtrirë dorën kujt dhe me dinjitet,” përfundon Loku. BIRN

Previous Post

Berisha: Tranvestitë deputetët që ndërrojnë emrin me në krye Edvinin

Next Post

SKANDAL/ Banorët e Transballkanikes shpronësohen 3 fish më pak nga ç’u shpronësuan “fqinjët” e tyre në vitin 2008

admin

admin

Next Post
SKANDAL/ Banorët e Transballkanikes shpronësohen 3 fish më pak nga ç’u shpronësuan “fqinjët” e tyre në vitin 2008

SKANDAL/ Banorët e Transballkanikes shpronësohen 3 fish më pak nga ç’u shpronësuan “fqinjët” e tyre në vitin 2008

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.