Image GalleryGëzuar Ditën Botërore të Biodiversitetit!
Shoqata mjedisor PPNEA (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania) ndërsa përcjell këtë urim, bënë të ditur se punon intensivisht për evidentimin e vlerave të biodiversitetit në Shqipëri. Krahas aktiviteteve të shumta, çdo vit zhvillojmë sezonin e monitorimit të faunës në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit; monitorim që nxjerr në pah pasuritë faunistike tona përmes vëzhgimeve me kamera-kurth.
“Edhe këtë vit njoftojmë mbi mbylljen e këtij sezoni, të zhvilluar në rajonet malore të Pukës dhe Mirditës, dhe kemi kënaqësinë të ndajmë me ju disa nga fotot më interesante të nxjerra nga kamerat-kurth”, bënë të ditur më vonë PPNEA.












