Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e Mesuli Masati 40 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal Nr. 67, datë 26. 01. 2016, e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.
Masati ka mashtruar disa persona, duke i marrë shuma të ndryshme parash, me premtimin se do ti punësonte në Kazakistan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.











