Nga Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, në drejtorinë Vendore ët Policisë së Shkodrës, u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Kulli, 46 vjeç, banues në fshatin Pistull Shkodër, për veprën penale, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.
Arrestimi i tij u bë, sepse, nga informacionet e marra në rrugë operative, gjatë operacionit dhe kontrollit në banesë të shtetasit të lartpërmendur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, ju gjet dhe sekuestruan…
•1 (një) mitraloz i lehtë model-56
•2 (dy) mitraloz të lehtë model-53
•250 (dyqind e pesëdhjetë) copë fishek model-56.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, neni 278/3 i Kodit Penal.












