Gjyqtarja Enkelejda Metaliaj Softa ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga gjykimi i çështjes së lejes për ndërtimin e kompleksit të pallateve tek Diga e Liqenit. Vendimi i gjyqtares ka ardhur vetëm pak orë pas padisë që bashkia e Tiranës ka dorëzuar në prokurori për të, për konflikt interesi lidhur me çështjen në fjalë.
Sipas bashkisë së Tiranës, gjyqtarja Metaliaj është e afërme e administratorit të kompanisë ‘Gener 2’, që do të ndërtojë kompleksin e pallateve të Diga e Liqenit, me një leje të marrë në kohën kur bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha.
Për të njëjtën arsye dje është tërhqur nga trupa gjykuese edhe gjyqtari Arjan Qafa, gjithashtu i paditur nga bashkia tiranë për konflikt interesi.












