Një pikë e këmbimit valutor, por që shërbente edhe si argjendari, u sulmua dhe u grabit gjatë natës në Fushë-Krujë.
Sipas burimeve të policisë vendore, dyqani pronë e një punonjësi të policisë së burgut të Fushë-Krujës, ndodhet përballe komisariatit.
Nuk dihen autorët dhe as vlera e marrë por sipas hetimeve të deritanishme grabitësit kanë shfrytëzuar një mur të dobët nga pas godinës të cilin e kanë shembur.











