Zbulohet emri i 28-vjeçarit shqiptar që po mbahet i arrestuar me cilësinë e dëshmitarit të vrasjes së bashkëkombësit të tij, Bledar Terpollarit.
Mësohet se ai është Emiljano Nana, 28-vjeç, nga Tepelena.
Sipas Policisë greke, Nana nuk po bashkëpunon plotësisht dhe nuk është fort i besueshëm në ato çfarë ka deklaruar. Mësohet se ai nuk ka dhënë emrat e 3 të tjerëve, të dyshuar si vrasës, por ka dhënë vetëm pseudonimet e tyre.
Nana do të dërgohet nesër në Prokurori,për hetime të mëtejshme.











