• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama: Jam krenar, por jo i kënaqur me koalicionin

admin by admin
26 May, 2016
in Politika
0
Rama: Jam krenar, por jo i kënaqur me koalicionin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë për Top Story, dhënë të mërkurën, Kryeministri Edi Rama shtriu edhe njëherë tjetër dorën e dialogut në drejtim të Partisë Demokratike për reformën në drejtësi, madje Rama ‘i lutej’ opozitës për ta përmbyllur këtë reformë.
Por veç ftesës drejtuar kundërshtarit politik, Rama foli edhe për skenare të mundshme për fatin e kësaj reforme, ligjin e dekriminalizimit, por edhe për të ardhmen e koalicionit.

Pyetja e parë është shumë e thjeshtë. Jam shumë e interesuar për reformën në drejtësi. Do të mund t’ia dalim me reformën në drejtësi? Do ta bëni vetëm, me Partinë Demokratike? Do ta bëni?
Edi Rama:
Unë jam shumë shpresëplotë që do t’ia dalim dhe është tamam kështu që duhet shtruar pyetja, jo ‘do të mund t’ia dilni’, por ‘a do t’ia dalim’ sepse është një reformë që shkon përtej interesave të një pale dhe që bashkon të gjithë opinionin publik. Sot në Komisionin e Reformës kemi dhënë pëlqimin dhe jemi gati të votojmë nen për nen të gjithë draftin e paraqitur me mbështetjen e Venecias.

Por Partia Demokratike ka një draft të ri, ka kërkesa të reja. Ka në fakt një përpjekje për kontakt kryetarësh. Ju ka thënë zoti Majko besoj që nuk është shumë e vështirë që të takohet Lulzim Basha?
Edi Rama:
Së pari, PD pasi ka votuar në parim draftin ekzistues papritur është shfaqur me një draft të ri që nuk është kontribut përmirësues i draftit ekzistues, por një ftesë për të braktisur punën e një viti e gjysmë dhe për ta nisur atë nga e para me një strukturë krejtësisht ndryshe dhe faktikisht edhe me qëllime krejtësisht ndryshe. Drafti i PD në thelb synon të konservojë këtë sistem, të mbrojë të paprekura privilegjet në këtë sistem. Kjo është e papranueshme! Ndërkohë që do ta miratojmë vetëm apo jo, është një pyetje që nuk është ende momenti për ta bërë. Të gjithë duhet ta dijnë që rruga tjetër është referendumi, por për të shkuar në referendum duhen sërish 94 vota. Shumica që ndryshon Kushtetutën është edhe shumica që jep miratimin për referendum. Kjo është një alternativë që besoj se ka ende mundësi për të provuar deri në fund dakordësinë edhe me partnerët ndërkombëtarë, sepse në këtë mes nuk jemi vetëm. Partnerët ndërkombëtarë janë bashkautorë, siç e kanë thënë edhe publikisht. Unë i kam bërë një ftesë Lulzim Bashës, publike, serioze me shkrim dhe kam marrë një refuzim që është në traditën e PD edhe në të shkuarën.

Ftesa juaj nuk kishte gjë konkrete, këtë herë ka gjë konkrete?
Edi Rama:
Nëse bëhet një ftesë për dialog, besoj që ftesa duhet të jetë e hapur, pa kushte, pa kufi duke i dhënë të drejtën palës që fton që të ngrejë çështje që konsideron më të rëndësishme. Prandaj ftesa mbetet e hapur, koha vrapon, prandaj nëse duam së bashku të çelim dyert e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

A mendoni që fundi i qershorit do ta gjejë Shqipërinë me një reformë të miratuar, në analizën tuaj, pa vënë bast?
Edi Rama:
Unë nuk shoh filxhan dhe për më tepër filxhanin e PD, që është më e vështirë se edhe për fallxhoret më të shkathëta, sepse në filxhanin e Partisë Demokratike gjen vetëm baltë dhe gjen vetëm personazhe të kriminalizuar që kriminalizohen çdo ditë.

T’u bëj një pyetje për formularët e dekriminalizimit. Tani që letrat janë hapur, mendoni që ka ardhur koha që partitë e mëdha duhet të kërkojnë një ndjesë publike për ata që janë zgjedhur në parlament, bashki e kudo?
Edi Rama:
Së pari, tani besoj që është e qartë që jemi në kushtet e Sudes kur doli dhe tha që kjo ishte loja, me ndryshimin që tek SHQUP-i nuk po del njeri dhe të thotë që kjo ishte loja, por faktikisht njerëzit e kanë kuptuar që kjo ishte një lojë, pasi faktikisht as 19 kriminelët e paralajmëruar nuk janë zbuluar, asnjë deputet i PS nuk rezulton të jetë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, që është ligji më i ashpër, unikal në botë, antikushtetues në thelb, por me vullnetin për t’ia lënë PD të gjithë hapësirën që të vërtetojë akuzat e veta. Unë jam krenar që i vetmi kontribut që kemi në atë ligj, kontribut specifik i PD, është futja e nenit për ta shtrirë këtë proces pastrimi në administratë, pasi PD e kishte vetëm për të zgjedhurit. Rezulton se ata janë në një telash shumë të mëdha sepse ju kanë dalë nga ferrat personazhe që deri dje PD mbase nuk i dinte, apo nuk i konsideronte brenda grupit të vet parlamentar.

Nuk ka ndjesë? Nga ana juaj të paktën? Nuk e shikoni të arsyeshme?
Edi Rama:
Për çfarë?

Po dy prej ish-deputetëve të maxhorancës, nuk janë më në parlament, njëri ka lënë mandatin për çështje të së shkuarës, ndërsa tjetri është në gjyq.
Edi Rama:
Së pari, edhe ky është një proces i madh balte dhe kriminalizimi të njerëzve, pasi ne sot jemi në kushtet kur aplikojmë ligjin dhe është ligji ai që vendos se kush janë ata që nuk e meritojnë të qëndrojnë aty dhe kush mund të qëndrojë dhe fakti që asnjë deputet dhe i zgjedhur i PS nuk cenohet nga ky ligj tregon që kemi qenë të hapur, të vërtetë dhe pa pretenduar se ne jemi engjëj dhe demokratët janë djajtë, ne jemi thjeshtë më të mirët sepse besojmë në disa vlera dhe parime që e bëjnë të majtën një forcë progresive dhe që ka epërsi në këtë territor.

Tani po shkoni të takoni Ilir Metën, ai flet më shumë për refugjatët sirianë, ju për Trump sesa për koalicionin dhe të ardhmen e 2017, e keni vendosur do jeni bashkë?
Edi Rama:
Jemi në një koalicion që mund të konsiderohet reformist që ka garantuar nisjen e një kthese të vështirë në të gjitha drejtimet. Janë bërë një nr reformash që nuk ishi9n bërë në 20 e kusur vit. Unë jam krenar por jo i kënaqur sepse ka shumë për të bërë dhe më e rëndësishmja, rezistenca që na bëhet, jo vetëm nga PD, por nga të katër anët është rezistenca e të shkuarës dhe e gjithë zakoneve të këqija në raport me përpjekjen për të ndërtuar një Shqipëri të denjë për gjeneratën tjetër. Në këtë aspekt koalicioni e ka kryer detyrën e vet. Sa i takon të ardhmes, ka gjithmonë një moment për të bërë gjërat dhe momenti për të bërë bilancin dhe strategjinë e katër viteve në vijim do të vijë, por nuk është ky. /topchannel/

edi rama - elona meco1

Previous Post

Horoskopi 27 Maj 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

Basha: Ulem pa kushte me Ramën, por zgjedhjet e lira dhe të ndershme mbeten imperativi nr. 1

admin

admin

Next Post
Basha: Ulem pa kushte me Ramën, por zgjedhjet e lira dhe të ndershme mbeten imperativi nr. 1

Basha: Ulem pa kushte me Ramën, por zgjedhjet e lira dhe të ndershme mbeten imperativi nr. 1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.