• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Lufta kundër informalitetit – ia futi fqinji, 8 muaj hetime për një kotec pulash

admin by admin
27 May, 2016
in Kronika
0
FOTO/ Lufta kundër informalitetit – ia futi fqinji, 8 muaj hetime për një kotec pulash
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Caci Dhamo dhe në sfond koteci i pulave që i ka shkaktuar telashe ligjore me prokurorinë
Foto nga: Arben Velo

Një çift në Libofshë të Fierit përballet prej tetë muajsh me drejtësinë për rindërtimin pa leje të murit të kotecit të pulave, ndërsa bashkëshorti rrezikon 1 vit burg në kuadër të luftës së ashpër kundër informalitetit.

Caci Dhamo dhe e shoqja Zoica besojnë se rindërtimi i kotecit të shpendëve u ka sjell ters; vezët e shtruar për zogj kanë dalë më shumë klluka (lluka) këtë vit. Karakatina pjesërisht e shembur, e ndërtuar ngjitur me shtëpinë që më 1977 me tulla, blloqe, kallama dhe e mbuluar pjesërisht me tjegulla e eternit i ka hapur çiftit punë me shtetin dhe drejtësinë.
Kakarisjet e gjelave dhe zogjtë e hallakatur në oborr i kujtojnë tani 61-vjeçarit nga Libofsha e Fierit se i duhet të shkojë në gjykatë në një proces që zgjat prej 8 muajsh, pasi është kallëzuar për ndërtim pa leje të kotecit të shpendëve.
Në dosjen që Prokuroria i ka dorëzuar Gjykatës, Caci Dhamo akuzohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të ndërtimit të paligjshëm, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal. Hetimi kundër tij ka nisur shtatorin e vitit të shkoi, pas denoncimit të një fqinji.
Dhamo rrezikon të dënohet deri në 1 vit burg, pas ndryshimeve të bëra në Kodin Penal në dhjetor të 2014 në mbështetje të një fushate që qeveria ndërmori për prishjen e disa godinave pa leje dhe asaj që e cilësoi si luftën kundër informalitetit.
Policia e Shtetit njoftoi në fillim të 2016 se kishte proceduar më shumë se 1600 raste ndërtimesh pa leje në të gjithë vendin për vitin 2015. Por fushata e qeverisë nuk ka mundur të veçojë shkelësit e mëdhenj nga banorët që kryejnë ndërhyrje të vogla në shtëpitë e tyre.

kerkesa-per-gjykim-e-caci-dhamo1
Kërkesa e Prokurorisë Fier për gjykimin e Caci Dhamo për ndërtim të paligjshëm
Foto nga: Arben Velo

Në Fier, zyra e ALUIZN-it i tha BIRN se ka marrë 10 kërkesa për informacion nga Prokuroria e Rrethit, kryesisht për raste meremetimi çatish, ndërtimi avllish e suvatimi, për të cilat kishte filluar hetimin edhe pse këta persona kishin aplikuar për legalizim të ndërhyrjeve.
Drejtori i zyrës,  Ervin Bushi i tha BIRN se edhe Caci Dhamo ka  dorëzuar aplikimin për  legalizim, ndërkohë që shton se “nuk ka asnjë vendim gjykate që pezullon këtë proces dhe se ai shumë shpejt mund ta përfitojë këtë leje”.
Caci Dhamo thotë se nuk do e kishte filluar rindërtimin e kotecit gati të rrënuar, por një topograf i ish-komunës i tha se nuk kishte ndonjë problem nëse fillonte punë për një mur që mund të mbante çatinë me eternite dhe teneqe të kasolles, që mund të shembej e njëkohësisht të aplikonte për leje. 
“Kasollja po binte. S’kisha ku të vendosja shpendët, pulat, patat dhe rosat që rris për mish”, thotë ai.
Pas bisedës me topografin, Dhamo kërkoi leje në ish-komunën e Libofshës dhe ngriti një mur me blloqe në njërin krah të kotecit, por pa kaluar tre ditë nga kjo, në derë i erdhën dy oficerë policie e i bënë me dije se kishte shkelur ligjin.
“Policët bënë verifikime, pastaj më thirrën të shkoja në komisariat ku më morën në pyetje”, thotë Dhamo, i cili prej asaj dite ndiqet në gjendje të lirë.
Vladimir Kumaraku, fqinji 61-vjeçar që e ka denoncuar pretendon se Dhamo po ndërtonte në truallin që dikur i takonte atij edhe pse shtëpia dhe kasollja ishin ndërtuar së pari në vitin 1977 dhe Dhamo ka me tapi edhe shtëpinë, edhe oborrin në të cilin ndodhet koteci.
“Mua  këtë truall ma ka dhënë  pushtetit i atëhershëm për banesë, siç jepeshin në kohën e para ndërrimit të sistemit”, thotë 61-vjeçari elektricist.
Edhe prokuroria ka gjetur se kasollja është në tokë të Dhamos, e ndarë një herë më 1977 dhe një herë me ligjin 7501 në emër të së njëjtës familje.
Por prokurorët këmbëngulin se ai ka shkelur ligjin kur ka vendosur të ngrejë mure të reja për kotecin e pulave dhe rosave.
“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes…në anën veriore muri ishte në ndërtim e sipër dhe sipër tij gjendet një kovë me llaç dhe mistri”, thuhet në kërkesën për gjykim që prokuroria i ka dërguar gjykatës së rrethit, duke veçuar ndër të tjera kovën e llaçit dhe mistrinë, si prova të krimit.
“Na vjen turp kur na pyesin se përse shkojmë në gjykatë”, thotë Zoica Dhamo.
“Kam punuar një jetë të tërë ndershmërisht, dhe nuk kam qenë asnjëherë në derën e gjykatës… Por turp duhet të ketë ky shtet. Sarajet shumëkatëshe nuk i quan ndërtime pa leje, kasollen e cilëson  pa leje dhe ne presim vendimin e gjykatës për kasollen”, shton ajo gati e përlotur.

caci-dhamo-mes-dy-mureve-per-te-cilat-akuzohet
Caci Dhamo në mes të dy mureve që akuzohet se ka ndërtuar pa leje
Foto nga: Arben Velo

Në Shqipëri deri në janar të 2015 ishin vetëdeklaruar sipas kreut të ALUIZN Artan Lame, 427.000 ndërtime pa leje, të ndërtuara këto 22 vjetët e fundit. Mes tyre ka pallate apo godina disa katëshe, që kanë aplikuar dhe janë në proces legalizimi, por pas ligjit të dhjetorit 2014 policia e shtetit dhe inspektoriatet e ndërtimit u treguan skrupulozë në ndjekjen e çdo rasti ndërtimi, riparimi apo edhe suvatimi.
Kjo duket se e detyroi qeverinë që pas hyrjes në fuqi të ligjit të nxjerrë dy VKM (në 13 maj dhe 25 nëntor të 2015) që synonin të sqaronin rastet kur një leje ndërtimi nuk ishte e nevojshme apo kur ndërhyrjet mund të bëheshin vetëm me vetëdeklarim.
Caci Dhamo thotë se pasi kishte filluar punimet ka bërë edhe një vetëdeklarim në njësinë vendore Libofshë të Bashkisë Fier dhe se ka marrë një leje më 26 tetor për të vijuar me “riparimin e zakonshëm”. Edhe prokuroria e pranon se ka një dokument vetëdeklarimi, por ajo po e përdor këtë si një prej provave kundër Dhamos.
“Sipas këtij vetëdeklarimi rezulton se shtetasi Caci Dhamo ka deklaruar një muaj pasi ka kryer punimet e ndërtimit”, thotë prokuroria, duke bërë njëkohësisht me dije se kjo vërtetonte se punimet më të hershme ishin bërë në mungesë të lejes.
Prokuroria u angazhua edhe në një ekspertizë mbi objektin dhe ndërhyrjen në të që zbuloi se koteci ishte 3 me 3 metra  dhe është i shtruar me beton të varfër.
“Objekti është ndërtuar qysh në vitin 1977 me leje të organeve të pushtetit administrativ të asaj periudhe”, thuhet në kërkesën për gjykim, ndërsa në parashtrimin e çështjes i bën me dije gjykatës se kërkon dënimin e tij.
Prej shtatorit kur ka filluar kjo çështje, Gjykata e Fierit ka zhvilluar katër seanca, një prej të cilave është shtyrë, ndërsa pritet ende të japë një vendim. Të dëshpëruar, burrë e grua e kanë lënë kotecin të rrënohet, ndërsa shpendët i mbajnë në oborr.
Avokati i tyre, Ilir Dushi ironizon procesin 8 mujor kundër çiftit nga Libofsha, ndërsa përmend si argument edhe kostot e gjyqit që duhet të paguajë shteti.
“Shteti është duke e paguar shtrenjtë kasollen që është lënë të rrënohet”, përfundon Dushi.

Autor: Arben Velo
BIRN
Libofshë

Previous Post

VIDEO/ Tenton ta grabisë, por…, ajo “e çarmatos” duke e zhvesh lakuriq

Next Post

Durrës, nëna rrëfen konfliktet në familje, për të cilat u arratis i biri 9-vjeçar

admin

admin

Next Post
Durrës, nëna rrëfen konfliktet në familje, për të cilat u arratis i biri 9-vjeçar

Durrës, nëna rrëfen konfliktet në familje, për të cilat u arratis i biri 9-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.