Një person i seksit mashkull është ekzekutuar dhe gjetur i djegur në Kodër Shupal, ende i paidentifikuar nga strukturat e policisë.
Ka qenë një banor i zonës, bariu me inicialet K. M, ai i cili ka konstatuar kufomën në pyll, 100 metra poshtë rrugës kryesore.
Autorët janë kujdesur që të djegin kufomën dhe si pasojë e zjarrit që ka marrë kufoma, gjithashtu është djegur edhe një sipërfaqe prej rreth 150 metra katrorë, në pyllin e Kodër Shupalit.
Gazetari i TV Klan, Spartak Koka, ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka zbardhur të tjera detaje.
Për të ndjekur Videon, klikoni këtu …
https://www.youtube.com/watch?v=3FApxriXIYY











