Një pako e dyshimtë është gjetur në një lokal pranë “Elbasan Arena”, dhe dyshohet se mund të jetë vendosur eksploziv. Sipas policisë, pakoja e dyshimtë është gjetur në ambientet e jashtme të lokalit. Policia ka marrë në pyetje pronarin e lokalit, me iniciale V.N për të parë nëse ka ose jo ndonjë konflikt. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, duke evakuuar edhe banoret e zones.











