Përgjigjen për fotot e parkut të fëmijëve që postoi kryetari i bashkisë Veliaj e më pas Kryeministri Rama sot pasdite e mori në mbrëmje nga Presidenti Nishani.

Presidenti ka postuar në faqen e tij fotot e masakrimit të parkut me shënimin “Vandalizmin nuk e fsheh asnjë bojatisje”.

Pak javë më parë Presidenti dhe Bashkia e Tiranës u përfshinë në një debat lidhur me ndërtimin e parkut të fëmijëve te Liqeni. Presidenti Nishani mbështeti shoqërinë civile e cila protestoi ashtu si opozita për ditë me rradhë kundër ndërtimit të tij.















