Një aksident ka ndodhur pranë ishEkspozitës mbremjen e djeshme dhe për pasojë njëra prej makinave për pak mund të kishte përfunduar në Lanë. Nga përplasja janë plagosur dy shoferët, identiteti i të cilëve nuk dihet. Siç shihet edhe nga fotoja, makina për pak mund të kishte rënë në lum, por ka ngecur në anë të rrugës.












