Autoritetet greke të drejtësisë kanë firmosur sot 3 urdhër-arreste për 3 autorët e dyshuar në lidhje me vrasjen e Bledar Terpollarit në një fshat të Igumenicës. Mësohet se urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori i Igumenicës.
Në nga të akuzuarit për vrasjen e 26-vjeçarit është bariu shqiptar, Emiljano Nana, 28 vjeç nga Tepelena, tashmë i arrestuar, fillimisht me cilësinë e dëshmitarit.
Sipas medieve greke, mësohet se është ndaluar edhe personi i dytë i dyshuar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit, ndërsa personi i tretë dyshohet se ndodhet në Shqipëri.
Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi më 9 maj, ku mbeti i vrarë nga një armë zjarri 26-vjeçari dhe iu pre koka, ka ndodhur për pazare droge.











