Në grindje babë e bir, në një fshat të Klosit ka përfunduar me plagosjen babait dhe dërgimin e tij në Spitalin Qendror Universitar të Traumave (SQUT), në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ujatë. Dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë prona.
Konflikt midis babait dhe të birit ka degjeneruar deri në përdorim të dhunës fizike, ndërsa djali ka goditur me mjete të forta duke i shkaktuar plagosjen babait.
Pas plagosje, i plagosur Gëzim Sula, është dërguar për ndihmë të specializuar në SQUT.












