Në aksident i rëndë automobilistik ka përfunduar me vdekjen e një fëmijë 3-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në zonën e njohur si “Fresku” në Tiranë, pikërisht te rruga e Thesarit.
Në momentin e aksidenti, mësohet se fëmija 3-vjeçar ka qenë i shoqëruar me një grua, e cila e mbante prej dore fëmijën dhe të dy bashkë ishin duke kaluar rrugën. Në rrethana ende të pa zbardhuar, mjeti me targa AA 416 LY i drejtuar nga “F. O., ka shkaktuar aksidentin. Me gjithë përpjekjet për dërgimin e fëmijës në spital ai ka vdekur rrugës. Në aksident ka mbetur e plagosur edhe gruaja që shoqëronte fëmijën.
Nga ana e policisë është ndaluar drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin.











