• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DerStandard: Rezistenca ndaj reformës në drejtësi nga PS dhe Ilir Meta

admin by admin
30 May, 2016
in Politika
0
DerStandard: Rezistenca ndaj reformës në drejtësi nga PS dhe Ilir Meta
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adelheid Wölfl

Pak kohë më parë në Shqipëri një gjykatës përfundoi në spital me plagë të shkaktuara nga një therje. Ai pretendoi se ishte “një budallallëk i vogël”. Në veturën e tij u gjetën mijëra euro. Gjyqtari tha se paratë ishin të “nipit”, i cili ia kishte dhënë që t’i çonte në bankë. Çuditërisht, shenjat e gishtave të gjetura në kartëmonedha nga policia kishin mospërputhje dhe çuditërisht u zhdukën edhe disa prova të tjera. Në Shqipëri ka një rrjet aktorësh që luajnë së bashku, kur vjen puna për të mbuluar korrupsionin.
BE-ja dhe SHBA-të kanë muaj që përpiqen të ushtrojnë trysni për të mundësuar reformën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ajo parashikon një autoritet hetimi, detektivët e së cilës do të trajnohen 8 muaj në SHBA dhe do të ketë prokurorë të posaçëm me paga tepër të larta si dhe një gjykatë të posaçme anti-korrupsion. Gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’u kërkohet që të nënshkruajnë përpara se të mund të përgjohen dhe do të përdorin vetëm një kartë krediti, e cila do të kontrollohet në mënyrë konstante. Qëllimi, është krijimi i një elite të pa korruptuar në polici dhe gjykata në një vend ku 80 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve perceptohen si të korruptuar.
Në demokracinë e re shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste më 1990 njerëzit u morën nga rruga pa studime universitare dhe u bënë gjykatës e prokurorë. Shumë prej tyre janë jo vetëm të korruptuar, por gjithashtu joprofesionalë. Sistemi i dobët gjyqësor është një vegël direkt në duart e krimit të organizuar dhe të atyre që punojnë në politikë për këto struktura. Por gjithashtu edhe në politikë ka një rezistencë kundër reformës. Shumëkush druhet se institucione si agjencia e investigimit mund të jenë vërtet të pavarura.
Krerët e Drejtësisë nuk duhet të emërohen nga Parlamenti. Sepse mandati i tyre përfundon pas nëntë vjetësh dhe duke qenë se synonin të rizgjidheshin, këta gjyqtarë nuk iu kundërvunë asnjëherë parlamentarëve të korruptuar. Këto ndërvarësi dhe favore e bënë virtualisht të pamundur që në Shqipëri të vendosej sundimi i ligjit.

Negociatat e anëtarësimit nuk kanë më rëndësi
Për shkak të mungesë së mbështetjes për integrimin në BE, “karrota” e hapjes së negociatave të anëtarësimit nuk ka më rëndësi. Shumë politikanë në Ballkan nuk duan të hynë në BE, sepse një gjë e tillë mund të binte ndesh me bizneset e tyre.
Rezistenca ndaj reformës ka ardhur edhe nga njerëz të Partisë Socialiste që qeveris vendin.
“Ne druajmë se reforma në drejtësi mund të funksionojë dhe ndaj duan ta tresin në ujë”, tha një njeri i brendshëm.
Inspektoriati i pavarur, i cili pritet të ndërmarrë veprime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfshi edhe ndaj Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, është si një grusht në sy. Në fakt, Ministri i Drejtësisë shfuqizohet nga reforma, sepse ai nuk mund të ndërmarrë më veprime disiplinore kundër gjyqtarëve dhe ai nuk do të jetë më anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Akuzat për korrupsion ndaj kreut të LSI Meta
Manjani vetë hiqet si i angazhuar dhe po punon bashkë me SHBA-të dhe BE-në. Megjithatë, nuk duhet harruar se kush “predikon” mbi të. Kreu i partisë së tij, Ilir Meta i LSI-së, luan rolin e “kingmaker”-it në Shqipëri. Për Metën ka shumë akuza për korrupsion. Pavarësisht provave dërrmuese nuk është bërë dot asgjë ndaj tij.
Shpeshherë duart e vetë politikanëve janë të lidhura sepse oligarkët në prapaskenat e partisë ndonjëherë kanë më shumë influencë në vendimmarrjet politike të partisë.
Për periudhën e tranzicionit deri në aktin e reformës, do të vendosen kamera, gjyqtarët dhe prokurorët me performancën më të “keqe” do të largohen nga sistemi. Së pari ata duhet të deklarojnë pasuritë e tyre. Edhe familjarët e tyre do të hetohen, si dhe transferimi i parave në emër të personave të tjerë. Barra e provës do të bjerë mbi gjyqtarët dhe prokurorët e dyshuar. Në rast se nuk e justifikojnë dot pasurinë, ata lirohen nga detyra. Në Shqipëri ka rreth 20 gjyqtarë që kanë miliona euro. /Mapo/

ds

Previous Post

VIDEO/ Mësuesja keqtrajton nxënësit e klasës së parë: Mos fol, jam me nerva

Next Post

DETAJE/ Ja si dhe për sa euro ju pre koka Bledar Terpollarit

admin

admin

Next Post
DETAJE/ Ja si dhe për sa euro ju pre koka Bledar Terpollarit

DETAJE/ Ja si dhe për sa euro ju pre koka Bledar Terpollarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.