Policia e Vlorës ka arrestuar një burrë dhe një grua me akuzën e falsifikimit të monedhave e konkretisht,Manol Memsullajn, 31 vjeç dheValbona Kananin, 39 vjeçe, të dy banues në Vlorë.
Arrestimi i këtyre personave u bë në Sarandë, pasi më datë 29 maj 2016, rreth orës 19:30, kanë blerë disa sende në fshatin Stjar – Delvinë, në një dyqan në pronësi të shtetasit J.K., 45 vjeç dhe i kanë dhënë shitësit një kartmonedhë prej 100 eurosh, që dyshohet të jetë e falsifikuar.











