Shpërthim me lëndë eksplozive gjatë natës në katin e pestë të një pallati në kryeqytet, në rrugën Margarita Tutulani në Tiranë të Re i ishte vendosur banesës së Naim Koçarit. Polica ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale dhe është dëmtuar ashensori i pallatit. Në momentin e shpërthimit në korridor ka qenë dhe një banore e pallatit e cila nga forca shpërthyese është përplasur pas një dere dhe është rrëzuar.Ndërkohë pak orë pas vendosjes së sasisë së eksplozivit në pallat, policia ka sekuestruar kamerën e një pallati që ka mundur të fiksojë momentin e vendosjes së eksplozivit. Në kamera duket një person i maskuar, i veshur me të zeza, i cili vendos afër banesës së Naim Koçarit një sasi lende eksplozive të tipit tritol, të lidhur me një fitil. Pas kësaj ai është larguar me shpejtësi.
Policia ka marrë në pyetje pronarin e banesës ku iu vendos tritoli, i cili ka deklaruar të mos ketë konflikte me asnjë person. Po ashtu janë pyetur edhe banorët e pallatit..












