Kryetari i sapolarguar i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi duket se ka parandjerë dorëheqjen e tij që një ditë më parë. Vetëm pak orë para deklaratës së dorëehqjes ai ka postuar në Facebook disa foto që kishin të bënin me pastrimin e kanaleve në Kavajë.

“Puna e pastrimit te kanaleve duket si nje pune pa rendesi dhe qe nuk sjell perftitime momentale, por jemi serisht ne ata qe kur bien shirat e rrembyeshem e dimrit dhe permbytemi, pendohemi qe si kemi pastruar kanalet ne kohen e duhur.

Ndaj, ne ne Bashkine Kavaje kemi vendosur te punojme ne kohen e duhur qe kur shirat te kene stinen e tyre, mos e leme veten ne dore te fatit:)”, shkruan Rroshi.













