• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Rama mbrojti Elvisin dhe sfidoi shqiptarët e ndërkombëtarët

admin by admin
31 May, 2016
in Politika
0
Basha: Rama mbrojti Elvisin dhe sfidoi shqiptarët e ndërkombëtarët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për largimin e Elvis Rroshit. Sipas Bashës, kjo ditë nuk është për të fërkuar duart, dhe se ai që duhet të largohet është Edi Rama, për atë ku e katandisi këtë vend, me inkriminimin e vendimmarrjes…
Për bashin me Elvis Rroshin është fituar një betejë por jo lufta dhe se Shqipëria do të jetë më  e mirë pa Edi Ramën.
“Elvis Rroshi ka marrë nga ligji atë që ligji i rezervon atij dhe personave të tjerë me rekorde kriminale.
Kjo tregon se Elvis Rroshi kishte mbështetje nga Edi Rama, i cili sfidoi komunitetin ndërkombëtar, popullin shqiptar dhe popullin e Kavajës. Dhe sot i gënjeu sërish për Elvis Rroshin, i cili ka edhe një dënim për drogë në Zvicër.
Edi Rama e ka ditur dhe i është kërkuar të mos e kandidonte.
Nuk është një ditë për të fërkuar duart, por është në ditë për të parë ku e ka katandisur Edi Rama Shqipërinë.
Ligji funksionon, Elvis Rroshi është prova e parë. Nuk ka parë gjë akoma.
Problemi nuk zgjidhet me largimin e Rroshit por Edi Rama duhet ët largohet.
Largimi i Edi Ramës është zgjidhja, për inkriminimin e vendimmarrjes në këtë vend.
Shqipëria më e mirë pa Edi Ramën me zgjidhje të lira e të ndershme, me kandidatë të ndershëm. Sot është fitoja e një beteje, por lufta vazhdon”.

 

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës


lulzim basha, prononcim me mikrofonaËshtë një ditë e rëndësishme për një nga reformat më të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë në këto 25 vite, më të rëndësishmen të këtyre 3 viteve, që ka vulën dhe firmën e Partisë Demokratike por mbështetjen e çdo shqiptari të ndershëm: ligjin për dekriminalizimin.
Efektet e këtij ligji kanë filluar të ndjehen dhe sot Elvis Roshi, si subjekt i deklaruar dhe i njohur botërisht i këtij ligji ka marrë atë që ligji i rezervon atij dhe personave të tjerë të veshur me pushtet, për shkak të rekordeve të tyre kriminale.
Kjo është koha të kujtojmë se para se të vinim tek ky hap i rëndësishëm Elvis Rroshi kishte mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të Edi Ramës në kandidimin e parë dhe në kandidimin e dytë. Edhe kur BIRN-i i kujtoi se ka dënim në Zvicër për trafik droge, edhe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan të mos e poshtërojë popullin shqiptar,  Edi Rama vendosi të rrinte pas dhe me Elvis Rroshin, të sfidonte komunitetin ndërkombëtar,  popullin shqiptar, popullin e Kavajës, t’i poshtëronte ata.
Poshtëruesi i popullit shqiptar ka një emër dhe mbiemër dhe ky quhet Edi Rama dhe sot siç i poshtëroi dhe i gënjeu për Elvis Rroshin përsëri i gënjeu për hesap të Elvis Rroshit por edhe për hesapin e vet.
Elvis Rroshi ka një dënim në Zvicër për trafik droge. Elvis Rroshit që nuk i kujtohej dënimi në Gjermani, deklaroi më pas se nuk kishte asnjë dënim dhe po kështu tha edhe shefi i tij, dhe tani papritur i është kujtuar dënimi në Itali. Por ka edhe një dënim në Zvicër. Ai mbetet subjekt i ligjit të dekriminalizimit sepse i ka fshehur këto dënime.
Edi Rama e ka ditur si sot një vit më parë, që Elvis Rroshi ka dënim në Zvicër për drogë. I është kërkuar të mos e kandidojë se do të poshtëronte popullin e tij duke kandiduar një të dënuar për drogë dhe zgjodhi ta kandidonte.
Nuk është një ditë për të fërkuar duart.  Është një ditë për të parë se ku e ka katandisur Shqipërinë Edi Rama me të inkriminuarit e tij që janë cep më cep, në çdo cep të administratës, nga jugu në veri, nga nivelet më të ulëta tek nivelet më të larta të administratës që Edi Rama e ka mbushur me persona me rekorde kriminale.
Por ndryshe nga ç’thoshin dhe parashikonin dajrexhinjtë e tij në studiot televizive dhe në media, ligji funksionon. Elvis Rroshi është prova e parë që ligji funksionon. Dhe me shprehjen më të dashur të tij:  “S’ka parë asgjë akoma!” Ligji do të vazhdojë të nxjerrë në pah krimin më të madh që ka firmën dhe vulën e Edi Ramës: kërkimin me zor dhe gradimin me zor të kriminelëve në administratën publike, në parlament dhe në bashkitë e vendit.
Por ky  problem nuk zgjidhet me largimin e Rroshit. Ky duhet të largohet. Ky që i poshtëroi shqiptarët, ky që i gënjen shqiptarët ditë e natë. Ky që i ka zhytur shqiptarët në një krizë ekonomike të thellë dhe me cinizëm iu thotë sot që kriza është thelluar, siç e konstatojnë edhe institucionet ndërkombëtare financiare, se krizën po e lëmë pas me pranverën.
Largimi i Edi Ramës është zgjidhja. Ai duhet të mbajë përgjegjësi para shqiptarëve  për inkriminimin e vendimmarrjes në këtë vend si kurrë më parë, për gradimin e kriminelëve me pushtet, për gënjeshtrat dhe mashtrimet që iu ka thënë shqiptarëve ditë për ditë në emër të kriminelëve që i gradoi me pushtet Zgjidhja është largimi i Edi Ramës, pasi  shqiptarët  e dinë se e keqja me të do të vazhdojë, se mbrojtja e kriminelëve do të vazhdojë, siç vazhdoi mbrojtja e Elvis Rroshit deri në minutën e fundit, sa kohë që kanë garant Edi Ramën.
Shqipëria është  më mirë pa Edi Ramën! Shqipëria pa Edi Ramën, me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me kandidat të ndershëm është ajo që kërkoj sot unë, por jam i sigurt që jo vetëm anëtarët, simpatizantët, votuesit e Partisë Demokratike, por edhe socialistët e ndershëm. Ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe, që i ka zënë frymën, nga gënjeshtrat, nga mashtrimi, nga korrupsioni dhe nga e zeza e të zezave nga inkriminimi i pushtetit me persona me rekorde të tmerrshme kriminale.
Sot nuk është një ditë për të fërkuar duart është një fitore e një beteje, por lufta vazhdon. Dhe lufta mund dhe do të përfundojë për të gjithë shqiptarët kur personi që ngriti arkitekturën e pushtetit të inkriminuar të jetë larguar nga pushteti një herë e mirë me votën e shqiptarëve. Me votën e lirë dhe të ndershme të shqiptarëve, përmes një procesi të lirë zgjedhor, përmes zgjedhjeve të vërteta demokratike të cilat janë sot e gjithë ditën prioriteti numër një i Partisë Demokratike, i imi personalisht, përkushtimi dhe angazhimi im maksimal para shqiptarëve.
 

Previous Post

HETIMET PËR SHULLAZIN/ Prokuroria merr në pyetje Klodeta Dibrën dhe zv/drejtorin e Hipotekave

Next Post

PS e Kavajës del jashtë kontrollit, “protestë” kundër largimit të Elvis Rroshit

admin

admin

Next Post
PS e Kavajës del jashtë kontrollit, “protestë” kundër largimit të Elvis Rroshit

PS e Kavajës del jashtë kontrollit, “protestë” kundër largimit të Elvis Rroshit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.