Foto Ilustruese
Policia e Shkodrës ka prangosur sot dy persona si pjesë e hetimit për zbulimin e gjysmë kilogramë kokaine. Në vijim të hetimit, mësohet se janë arrestuar në flagrance Nexhmi Bushaj dhe Dritan Mataj. Hetimi është ende ne zhvillim, bëjnë të ditur burimet zyrtare policore.
Burimet e policisë vendore saktësojnë se një hetim proaktiv dyjavor i prokurorisë Shkodër në bashkëpunim me Policinë Vendore ka arritur te zbulojë dy persona, të cilët kishin në posedim rreth gjysmë kg lënde e dyshuar narkotike kokainë.












