Punonjës të bashkisë dhe përfaqësues të PS-së kanë dalë sot pasdite në një tubim para bashkisë së Kavajës duke u shprehur kundër dorëheqjes së Elvis Rroshit.
Nga ana e tij Elvis Rroshi ka bërë një deklaratë para pjesëmarrësve.
“Do të rikandidoj në krye të bashkisë së Kavajës. Do vazhdoj betejën ligjore në Itali”.
Protestën e sotme në Kavajë e kishte organizuar dhe lajmëruar kreu i degës së PS, Gentian Daja.












