• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEBATET/ Ja si KLD pezulloi dhe “ia dorëzoi” Prokurorisë gjyqtarin Ibrahim Hoxha

admin by admin
1 June, 2016
in Kronika
0
DEBATET/ Ja si KLD pezulloi dhe “ia dorëzoi” Prokurorisë gjyqtarin Ibrahim Hoxha
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KLD ka zbardhur procesverbalin e mbledhjes së saj të jashtëzakonshme, për dhënien e autorizimit Prokurorisë për hetimin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha, si dhe pezullimin e tij nga detyra.
Anëtarët e KLD-së kanë qenë të gjithë dakord me propozimet dhe kanë votuar unanimisht “pro” këtyre “masave”.
Ibrahim Hoxha u arrestua rreth një muaj më parë, si i dyshuar ëpr mitmarrje të 6 milionë lekëve, në këmbim të dhënies së një vendimi.

PROCESVERVBAL I MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

kldMbledhje e jashtëzakonshme (Mbajtur, më 03.05.2016) Objekt i mbledhjes: Shqyrtimi i kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm nr. 1458/2 prot., datë 03.05.2016 “Kërkesë dhe relacion për miratimin e arrestit në flagrance të gjyqtarit Ibrahim Hoxha dhe dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit personal”.
Drejton mbledhjen Presidenti i Republikës së Shqipërisë si dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Zoti Bujar Nishani.
Mbledhja u zhvillua në sallën e mbledhjeve e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Filloi në orën 18:40 dhe mbaroi në orën 18:48. Në mbledhje ishin të pranishëm:
1. Bujar Nishani (kryetar)
2. Ylli Manjani (anëtar)
3. Artan Broci (anëtar)
4. Astrit Haxhialushi (anëtar)
5. Albana Shtylla (anëtare)
6. Sokol Çomo (anëtar)
7. Vangjel Kosta (anëtar)
8. Petrit Çomo (anëtar)
9. Brunilda Kadi (anëtare)
10. Gerd Hoxha (anëtar)
11. Eneida Civici (anëtare)
12. Ridvan Hado (anëtar)
13. Neritan Cena (anëtar)

Shënim 1: Nuk mori pjesë në mbledhje anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Xhezair Zaganjori; anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Gjin Gjoni.

Merrnin pjesë gjithashtu:
1. Marsida Xhaferllari, Kryeinspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
2. Pjerin Prendi, Sekretar i Përgjithshëm pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
3. Vildan Kaloshi, Drejtor në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit.
4. Xhevdet Haxhiu, Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Financës.
5. Krisulla Kasaj, Përgjegjëse e sektorit të Organizimit të Mbledhjeve në Drejtorinë
Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit.
6. Elis Kuçi, Zëdhënës për shtypin pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
7. Olsi Kristo, Këshilltar Ligjor pranë Presidencës.
8. Edlira Bako, Drejtore e Drejtorisë së Inspektimit Gjyqësor dhe Prokurorisë, përfaqësuese e Ministrisë së Drejtësisë.

RENDI I DITËS
1. Shqyrtimi i kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm nr. 1458/2 prot., datë 03.05.2016 “Kërkesë dhe relacion për miratimin e arrestit në flagrance të gjyqtarit Ibrahim Hoxha dhe dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit personal”.


Bujar Nishani: Përshëndetje të gjithëve!
Hapim mbledhjen jashtë radhe të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilën e kemi thirrur për shkak të kërkesës që ka adresuar Prokurori i Përgjithshëm, për miratimin e arrestit në flagrancë të gjyqtarit Ibrahim Hoxha dhe dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit personal. U detyruam ta thërrasim brenda kësaj kohe të shkurtër, për shkak edhe të procedurës, sepse dje është bërë arrestimi i gjyqtarit Ibrahim Hoxha.
Bazuar në përcaktimin ligjor duhet që brenda 24 orëve KLD duhet të shqyrtojë kërkesën për miratimin e arrestit, dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit personal.
Materiali që ka ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme sot, besoj ju është shpërndarë të
gjithëve.
Nëse ka ndonjë kërkesë paraprake, ndonjë diskutim, ndonjë…?
Është një rast që ne e kemi kaluar edhe më parë.
Po!


Neritan Cena: Nëse do disponojmë me vendimin përkatës për autorizimin, të disponojmë me vendim tjetër procedural konform nenit 29 të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”.


Gerd Hoxha: Po, përshëndetje!
Ndoshta për kërkesë… sepse në materialin që kemi, ndoshta na nevojitet edhe ndonjë sqarim më shumë, po flas edhe nga pozita e të qenit gjyqtar penalist, më tërhoqi vëmendjen fakti i flagrancës sepse nga ç’kemi dëgjuar në media dhe nga ç‟referohet në kërkesë, nuk më del e qartë ka apo s‟ka flagrancë. Jo se do ta vlerësojmë ne atë. Atë e vlerëson gjykata. Por për të patur një ide të qartë. Sepse aty thuhet që është arrestuar në kushtet e flagrancës, ndërkohë mua nuk më rezulton flagrancë sipas nenit 251. Sepse flagranca sipas nenit 251 kërkon që të kapet në kryerje e sipër të veprës penale apo me
sende që i përkasin…
(Zoti Cena ndërhyn pa ndezur mikrofonin).
A mund ta mbaroj të lutem Tani?
Pastaj kush të dojë, të më zhvillojë idenë më tepër ose të ma kundërshtojë.
Unë thjesht këtë doja të dija. Është kapur me sende provë materiale? Është kapur në kryerje e sipër apo…? Nuk është se na takon neve, edhe një herë. Nuk mund të vendosim ne është i ligjshëm apo jo arresti, por meqenëse na është referuar… për ta ditur.
Meqenëse s’paska njeri që të pyesim… Faleminderit!


Bujar Nishani: Praktika dhe procedura është e tillë që shqyrtohet vetëm kërkesa që vjen. Kërkesa është e shoqëruar me relacion. Janë dhënë disa nga veprimet hetimore që janë kryer. Pastaj ndoshta kjo është një çështje që i takon gjykatës për të vlerësuar gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë, edhe ligjshmërinë sepse ne nuk mund ta vlerësojmë ne besoj ligjshmërinë e arrestit.


Gerd Hoxha: Edhe një herë, ju lutem.
Doja që të mos keqkuptohem.
Jo se do ta marrim ne. Po ngaqë ishte referuar, më tërhoqi vëmendjen dhe thashë se mund të kishim ndonjë informacion shtesë. Por ne në asnjë mënyrë nuk mund të vlerësojmë dhe të themi që është arresti i ligjshëm apo i paligjshëm. Këtë e kam të ndarë.
Faleminderit!


Bujar Nishani: Po, zoti Neritan!


Neritan Cena: Zoti President, unë mendoj që edhe neni 29 e ka mirë përcaktuar situatën, e ka mirë përcaktuar edhe vendimi që kërkohet nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Thjesht ne duhet të marrim në shqyrtim çështjen nëse ekzistojnë kushtet apo jo për ta dhënë si autorizim për vazhdimin e procedimit, që më pas edhe trupi gjykues që do caktohet a është caktuar për shqyrtimin e masës, të vijojë procedurat e veta. Ky është qëllimi i nenit 29. Ne nuk është se do marrim në shqyrtim as ekzistencën e kushteve për flagrancë, nuk është se do hyjmë tek 252-shi i Kodit të Procedurës Penale që të mund… Thjesht këtë do marrim, a ekzistojnë kushtet që ne si KLD të lejojmë vazhdimin e
procedurave përkatëse. Ky është mendimi im domethënë.


Gerd Hoxha: Sa për saktësim.
Do i referohemi nenit 21. Jo nenit 29. Se neni 29 flet për tjetër gjë, flet për emërimin e gjyqtarëve. Është neni 21. Faleminderit!
(Anëtarët flasin njëherësh pa mikrofona).


Marsida Xhaferllari: Një ligj është “Për organizimin dhe funksionimin e KLD-së”, që i referohet anëtari Gerd Hoxha, ndërsa anëtari Neritan Cena i referohet ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”. Flasim për të njëjtën gjë, por janë…


Bujar Nishani: Tjetër diskutim?
Mirë atëherë, kush është dakord me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm, të miratojë arrestimin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha dhe të japë autorizimin për caktimin e masës së sigurisë personale ndaj tij?


Neritan Cena: Më fal, zoti President!
Proceduralisht, “për dhënie autorizimi”.
“Për miratim arrestimi”, nuk mund ta bëjmë.
(Anëtarët flasin njëherësh pa ndezur mikrofonat).


Bujar Nishani: Atëherë, propozim: Të miratojë kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe t’i japë autorizimin për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj gjyqtarit Ibrahim Hoxha.
Dakord?
Kush është dakord?
Dy, katër, gjashtë, tetë, dhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë (13).
Kundra, s’ka.
Miratohet.


Ylli Manjani: Personi nuk është marrë ende i pandehur. Është person ndaj të cilit zhvillohen hetimet. Kështu që, ndoshta do ishte më mirë që proceduralisht ta presim vendimin e prokurorisë dhe gjykatës, dhe ne këtu jemi. Për momentin ai i pezulluar është de facto.
(Zoti Broci flet pa ndezur mikrofonin).


Artan Broci: Ndoshta Presidenti ka një lloj të drejte, për efekt edhe të çështjeve që ka në dorë dhe të shortit. Sepse ai s‟mund të japi as vendime dhe s‟mund të marri pjesë në short.


Ylli Manjani: Tani, unë jam për më shumë sesa kaq. Unë jam që ai të shkarkohet, por çështja është, që të vijmë deri aty, duhet të kemi ca procedura në mes. Ky është i gjithë muhabeti.


Bujar Nishani: Domethënë, pse e pezullojmë… sepse ai realisht de facto është i pezulluar sepse nuk është në funksion.


Ylli Manjani: Jam shumë dakord.
Dakord.
Po, patjetër.
Ne kemi mësuar nga praktika gjyqësore, që personi nën hetim ka të njëjtin status me personin e akuzuar. Sa njerëz ka në burg me këtë status? Kështu që unë nuk shoh ndonjë të keqe. Këtë që thotë Presidenti, ne ta miratojmë dhe nuk është ndonjë gjë
(pezullimin nga detyra).


Bujar Nishani: Atëherë, kush është dakord me pezullimin nga detyra të gjyqtarit Ibrahim Hoxha, për sa kohë vazhdojnë hetimet penale ndaj tij?
Dy, katër, gjashtë, tetë, dhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë (13).
Kundra, s‟ka.
Miratohet edhe pezullimi nga detyra i gjyqtarit Ibrahim Hoxha.
Atëherë të përgatitet shkresa për Prokurorin e Përgjithshëm dhe vendimi t’i niset kopje e tij.


Neritan Cena: Derisa të përfundojë çështja, jo hetimi.


Bujar Nishani: Dakord.
Derisa të përfundojë çështja.
E saktë.
Derisa të përfundojë çështja penale.
Dakord.
Ke të drejtë.
Mirë atëherë, ju falënderoj për prezencën dhe mirupafshim në mbledhjen e ardhshme.

* * *

(Mbledhja përfundoi në orën 18:48)
Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë

Previous Post

ARSYEJA/ Ermal Mamaqi tradhton Top Channel, lidh kontrat 3-vjeçare me Klanin

Next Post

Arrestohet “Spiderman” i Lezhës, vidhte shtëpi dhe makina

admin

admin

Next Post
Arrestohet “Spiderman” i Lezhës, vidhte shtëpi dhe makina

Arrestohet “Spiderman” i Lezhës, vidhte shtëpi dhe makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.