• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRA & FOTO GALERI/ Presidenti Bujar Nishani dekoron personalitete të artit e kulturës në Berat

admin by admin
18 April, 2017
in Politika
0
EMRA & FOTO GALERI/ Presidenti Bujar Nishani dekoron personalitete të artit e kulturës në Berat
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një vizitë pune në qytetin e Beratit me rastin e 18 prillit, ‘Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve”. Fillimisht Kreu i Shtetit u ndal në Bashkinë e qytetit ku u prit nga Kryetari i Bashkisë Petrit Sinaj, nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorisë rajonale të kulturës dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor, me të cilët u zhvillua një takim i shkurtër. Gjatë këtij takimi të punës, pasi u informua nga Kryetari i Bashkisë me një paraqitje të shkurtër të ecurisë së punës dhe objektivave, Presidenti Nishani duke folur për historinë dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme të Beratit, vuri në dukje se ky qytet ka fatin të zotërojë pasurinë njerëzore, kulturore dhe atë natyrore. “Monumentet nuk janë thjesht pasuri dhe trashëgimi kulturore e shpirtërore, por edhe turistike, prandaj ato duhet të ingranohen në zhvillimin e turizmit.” – u shpreh Kreu i Shtetit.


Më pas Presidenti Nishani vizitoi Qendrën mesjetare të Beratit ku u njoh me historinë e themelimit të saj, objektet kryesore si dhe vlerat historike e arkitekturore të monumenteve të kultit. Veprimtari kryesore e kësaj dite Ndërkombëtare të Monumenteve, por sidomos të përfshirjes së qytetit të lashtë të Berat në listën e UNESCOs, u zhvillua në Pallatin e Kulturës së qytetit me pjesëmarrjen e shumë studiuesve, autoriteteve vendore, deputetëve, drejtuesve fetarë, akademikëve, profesorëve e historianëve, artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve beratas.

Në fjalën e Tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit theksoi se historia, tradita, monumentet dhe vlerat e vyera të trashëguara brez pas brezi në Berat nuk na përkasin vetëm ne, por mbarë njerëzimit, prandaj edhe UNESCO e ka përfshirë këtë qytetet në listën e vet.


Duke shprehur privilegjin, por edhe detyrimin qytetar e institucional, Presidenti falënderoi për ftesën dhe për mundësinë e veçantë që të ishte në një nga qendrat më të bukura e më tërheqëse, mijëravjeçare të qytetërimit shqiptar. “Berati është një destinacion i jashtëzkonshëm pelegrinazhi njerëzor, prandaj na duhet të rigjenerojmë vlerat më të mira të këtij qyteteti e të beratasve, te cilët gjithmonë janë shquar për qytetari, kulturë, punë, ndershmëri dhe integritet.”

Pasi foli për historinë e vështirë të popullit dhe vendit tonë, Presidenti u shpreh se ajo nuk duhet harruar, por në ditët e sotme duhet të prezantohemi vetë para syve të botës. “Në qoftë se në realitetin aktual të epokës së globalizmit total, Shqipëria prezantohet tashmë me një fytyrë të saj origjinale e virtuoze kjo padyshim i dedikohet edhe asaj pasurie shpirtërore dhe materiale të paçmuar shumëshekullore të transmetuar brez pas brezi. Ky qytet-muze, ku ju jetoni dhe e zotëroni, është dëshmia më e pakundërshtueshme e gjenialitetit të këtij populli. Të reflektojmë mbi historinë në Berat, që ka konceptin e monumentalizmit kulturor si një medalje me dy faqe. Në njërën anë ka objektet monumentale, ndërsa nga ana tjetër përmban monumentet njerëzore dhe kjo gjë më duket bazamenti më i mirë e i vlefshëm kulturor, civilizues dhe emancipues.”


Duke përgëzuar edhe autoritetet vendore për punën e vlefshme që kanë bërë në ruajtjen e monumenteve dhe historisë së Beratit, Presidenti Nishani nënvizoi faktin se gjithsecili, duke filluar nga institucionet shtetërore e deri te qytetarët ka përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë që t’i ruajë, t’i mirëmbajë, t’i evidentojë e t’i pasurojë edhe më tej këto monumente dhe trashëgiminë e rallë dhe unike të kësaj zone, për t’ua lënë ato më pas trashëgim brezave të ardhshëm. “Dhe për ta prezantuar Shqipërinë denjësisht në mbarë botën që ajo të respektohet, me vlerat e saj të kulturës, civilizimit e humanizmit, ku një vend të veçantë zë edhe bashkëjetesa, harmonia fetare dhe respekti për njëri-tjetrin. “Nëse nuk angazhohemi ta ruajmë me fanatizëm këtë trashëgimi, nuk do t’ia dalim dot mbanë të shmangim humbjen e besimit dhe shpresës te qytetarët tanë, sidomos te brezi i ri.”- u shpreh Presidenti.


“Kjo pasuri nuk është thjesht e rastësishme, por orientim i të parëve tuaj ndër shekuj! Le të na shërbejë kjo Ditë Ndërkombëtare e Monumenteve për të mos e harruar këtë gjë! T’ia prezantojmë kujdo, ta ruajmë, ta pasurojmë, por mbi të gjitha ta vlerësojmë! Sepse civilizimi, që është edhe përgjegjësi, kultura, humanizmi do të na bëjnë edhe më të respektuar si komb, por do të na rrisin edhe respektin për njëri-tjetrin duke u imponuar edhe të huajve respekt për ne dhe për vlerat tona. Me trashëgiminë tuaj të pazëvendësueshme, Berati është një yll orientues i civizimit. Kjo gjë do të na shërbejë edhe si urë, e cila do të na nxjerrë në bregun tjetër, matanë këtyre ujërave të turbullta nëpër të cilat po notojmë.” – u shpreh Presidenti.

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Monumenteve, me përulje dhe respekt, Presidenti Nishani u shpreh edhe për të gjithë ato figura të shquara dhe personalitete beratase, të cilët kanë kontribuar e punuar për evidentimin e këtyre vlerave dhe pasurive e trashëgimisë kulturore, edhe përtej kufijve të vendit tonë.


Presidenti i Republikës me këtë rast vlerësoi intelektualin dhe përkthyesin e shquar
Jusuf Vrionin (pas vdekjes) me
Dekoratën “Nderi i Kombit”:
“Si përkthyes i shkëlqyer i letërsisë shqipe në përgjithësi dhe veprës së Ismail Kadaresë në veçanti, në një prej gjuhëve më të rëndësishme të qytetërimit botëror, atë frënge, duke mundësuar njohjen ndërkombëtare të letërsisë shqiptare, si një nga intelektualët me formim të konsoliduar perëndimor, që vuajti më shumë se një dekadë ferrin e burgjeve komuniste, si dhe për kontributin e dhënë në diplomacinë kulturore, duke përfaqësuar Shqipërinë në UNESCO”; me Titullin “Mjeshtër i Madh” piktorin Hasan Nallbanin; Parashqevi Sahatçinë; muzeologun Myslim Hotovën ndërsa me Dekoratën “Naim Frashëri” arkeologun dhe pedagogun Lorenc Bejkon dhe Adelina Theodhorin me Dekoratën “Për Merita të Veçanta Civile”.

Previous Post

Polici me 23 vite eksperiencë dhe punë, “hidhet në rrugë”

Next Post

SPECIALE/ Njihuni me 10 familjet më me pushtet të të gjitha kohërave

admin

admin

Next Post
SPECIALE/ Njihuni me 10 familjet më me pushtet të të gjitha kohërave

SPECIALE/ Njihuni me 10 familjet më me pushtet të të gjitha kohërave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.